Qe sa kohë se ke ndëgju kangën e pavdekshme të Rihannës, Umbrella?
Nese ka kalu shumë kohë, ne jemi k’tu për me ta rikujtu këtë kangë legjendare.
- Kanga është publiku më 29 mars 2007, dhe ka qenë pjesë e albumit të tretë të këngëtares, “Gone Girl Gone Bad”.
- Umbrella u bashkë-shkru nga reperi amerikan Jay-Z, me producentët e saj Tricky Stewart dhe Kuk Harrell.
- Kanga përmban elemente të zhanrit pop, hip hop dhe R&B me elemente rock, që i referohet një marrëdhënie romantike.
Normalisht suksesi nuk mungoi për këngëtaren nga Barbados, e cila vetëm sa kishte filluar t’i hynte industrisë profesionale muzikore.
- Entertainment Weekly e renditi këngën numër një në 10 këngët më të mira të vitit 2007, ndërsa Rolling Stone dhe Time e renditën këngën në numrin tre në 100 këngët më të mira të 2007.
Chris Brown, kur ishin ende çift me Rihanna, e regjistroi versionin e tij të kësaj kënge, duke ndryshuar refrenin nga “You can stand under my ombrella” në “You can be my Cinderella”.
Pas suksesit të kësaj kënge, Rihanna lançoi një linjë çadrash përmes kompanisë Totes.
- Në 2007 MTV Video Music Awards, kanga u shpall video e vitit.
Gjithashtu, në inaugurimin 2007 VH1 Soul Presents: Vibe Awards Special, “Umbrella” fitoi çmimin Video e Vitit.
“Umbrella” ka arritur në majën e top listave të shumë vendeve të tjera duke përfshirë Australinë, Brazilin, Kanadanë, Gjermaninë, Irlandën, Italinë, Zelandën e Re, Poloninë, Portugalinë dhe Spanjën.
Deri më sot, kanga në kanalin Youtube numëron 848,581,651 shikime.
Vazhdojmë nesër…Stay Tuned. 😊/Katror.info.