Filmi “Maestro” i aktorit të njohur të Hollywood-it, Bradley Cooper, është nominuar për shtatë çmime “Oscar” nga Akademia e Filmit.
Ai ka thënë se këto nominime po i duken si ëndërr pasi u nominua në tri kategori: aktori më i mirë, filmi më i mirë dhe skenari më i mirë origjinal.
“Po mendoj se është e mrekullueshme të kesh fatin të jesh në mesin e filmave e performancave më të mira. Dhe për të gjithë punën e madhe që kanë bërë të gjithë, për shumë prej nesh është ëndërr vet fakti se jemi vlerësuar për atë që kemi bërë”, ka thënë Cooper në një intervistë për mediumin “Deadline”.
Cooper shtoi se po ndihet tejet i lumtur që është inkuadruar në një vit, i cili ka qenë i mbushur më filma të pabesueshëm.
Ai po ashtu tregoi se numri i nominimeve për çmimin Oscar, i ka tejkaluar pritshmëritë e tij. “Maestro”, film në të cilin producent, skenarist e regjisor është vetë Bradley Cooper, është nominuar 7 herë në total. Ndërsa Cooper ka fituar edhe çmime të tjera siç është BAFTA Awards, në kategorinë e regjisorit më të mire (Best Director)./Katror.info