Carrie Bradshaw dhe pjesa tjetër e personazheve të serialit “Sex and the City” në fillim të prillit të këtij viti do të shfaqen në Netflix.
Netflix ka nënshkruar një marrëveshje me Warner Bros. Discovery për të licencuar të gjashtë sezonet e dramës së njohur të HBO, që përfshin të 94 episodet, konfirmoi Variety Magazine.
Pavarësisht kësaj, marrëveshja nuk është e vlefshme në mbarë botën. Seriali do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA dhe në disa tregje të tjera evropiane. Për më tepër, marrëveshja nuk përfshin dy filmat me metrazh të gjatë me të njejtin titull: “SATC”, as nuk përfshin spin-off-in e fundit “And Just Like That”, i cili aktualisht po transmetohet vetëm në WBD’s Max.
Marrëveshja vjen pasi Warner Bros. Discovery vitin e kaluar licencoi një pjesë të vogël të serialeve dhe filma origjinalë të tjerë më të vjetër të HBO në Netflix./Katror.info