Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar të premten se 7 shkolla në qytetin e Gjilanit janë bërë me laboratore të shkencave natyrore.
Këto investime janëbërë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe së bashku me buxhetin komunal kanë arritur vlerën e 344 mijë eurove, raporton Katror.info.

Shkollat e pajisura me laboratore janë të niveleve të ndryshme si shkolla të nivelit fillor, e të mesëm të ulët e edhe një gjimnaz.
Në mesin e shkollave që janë pajisur me laboratore janë: Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Sh.F.M.U “Abaz Ajeti”, Sh.F.M.U “Skendërbeu” në Përlepnicë, Sh.F.M.U “Selami Hallaçi”, Sh.F.M.U “Thimi Mitko”, Sh.F.M.U “Musa Zajmi”, Sh.F.M.U “Nazmi Hoxha”.
Kështu ka lajmëruar vetë kryetari i kësaj komune në një njoftim në rrjetin social Facebook./Katror.info