katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    17 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    18 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    17 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    18 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    18 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    18 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Veshja mirditore – trashëgimia e një kulture që jeton edhe sot
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Veshja mirditore – trashëgimia e një kulture që jeton edhe sot

Last updated: 10/04/2024 8:22 AM
165 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ermal Duka /Radio Evropa e Lire

Në restorantin e tij në Perlat të Mirditës në Shqipërinë veriore, Ermal Duka ka ekspozuar veshjen mirditore që gjyshja e tij e ka veshur ditën e dasmës, 120 vjet më parë.

Contents
Veshja mirditore 120-vjeçare tërheq turistë të huajTridhjetë vjet duke punuar veshjen mirditore“Është ruajtur origjinale”“Veshja mirditore e ka vendin në UNESCO”

Ai duket se ia ka ditur vlerën përpara se veshja mirditore të shpallej “vlerë kombëtare”.

Ky vendim u miratua në dhjetor të vitit të kaluar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë, ndërsa propozimi u bë nga Unioni “Mirdita”. Pjesë e grupit për përgatitjen e dosjes ishin historianë, juristë, akademikë dhe etnologë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha atëkohë se kjo veshje e mbushur me simbole mitike e kulti “e ka shoqëruar me shekuj gruan e krahinës së Mirditës”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Ermal Duka /Radio Evropa e Lire

Mirdita është një rajon në Qarkun e Lezhës, rreth 85 kilometra në veri të Tiranës, dhe ka rreth 27.000 banorë.

Veshja mirditore 120-vjeçare tërheq turistë të huaj

Ermali thotë se prej se ka ngritur biznesin e tij, vite më parë, e ka menduar edhe ekspozimin e kësaj veshjeje, që e konsideron të shenjtë.

“Ideja e ekspozimit të veshjes ka ecur paralelisht me idenë e ndërtimit të agro-turizmit. Ekspozimi i saj është traditë e çdo mirditori në çdo hapësirë ku i jepet mundësia. E kemi të shenjtë si veshje, ka qëndruar aq autoktone sa vetë treva”, thotë Ermali për Radion Evropa e Lirë.

Veshja, sipas tij, transmeton të bukurën dhe të dinjitetshmën. Është “trashëgimi iliro-arbërore dhe shqiptare ndër shekuj”, thotë ai.

Ermali synon që, më vonë, në ambientet e biznesit të tij të ketë edhe një muze, ku do të ekspozojë veshje të vjetra origjinale mirditore, por edhe gjëra të tjera të përdorura dhe trashëguara ndër breza.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai tregon se veshja mirditore, e vendosur në restorantin e tij, zgjon interesin e shumë turistëve, kryesisht atyre të huaj.

“Duke qenë unike dhe e pandikuar nga huazimet ballkanike dhe më gjerë, zgjon interes të madh te turistët që vijnë nga treva të tjera jashtë Mirditës. Restoranti është në një pikë të rëndësishme kalimi në zona të tjera dhe vizitohet edhe nga të huajt. Ata e kanë shumë të lartë interesimin për ta parë këtë veshje dhe pjesët e saj, për ta fotografuar, për të mësuar sa më shumë për të…”, rrëfen Ermali.

Tridhjetë vjet duke punuar veshjen mirditore

Drane Fizi nga ky rajon qep rroba mirditore tash e 30 vjet. Ajo e kujton se gjyshja dhe nëna e saj e kanë mbajtur gjithnjë këtë veshje në përditshmërinë e tyre.

“Pjesët e saj janë gryka [këmisha e bardhë me qëndisje], fundi, tlinat… Këto janë pjesët e pambukta, ndërsa të leshtat janë xhahengu, xhupi dhe xhurdini – që përdorej në raste morti – pastaj xhamadani, qemeri dhe stravecja, ashtu si dhe kësula me strengla që vendosen në kokë, pasi që të rregullohen flokët me dy gërsheta… Pjesë tjetër janë edhe çorapet dhe opingat”, shpjegon Dranja.

Ajo tregon se për ta përfunduar një veshje mirditore, duhet një kohë e gjatë.

“Për t’i bërë rrobat e pambukut duhet një muaj ose pak më shumë, ndërsa për xhupin, xhahengun dhe xhurdinin duhen vite… Unë habitem se si e bënin nënat tona, sidomos xhupin, sepse ka shumë punë”, thotë artizania.

Sipas saj, simbolet që përdoren janë të shumtë: kryqi, forma e gjarprit, e lules, e zogut e të tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo tregon se edhe mënyra se si vishet, është e veçantë dhe ka radhën e vet.

“Fillimisht vishen tlinat, pastaj fundi dhe gryka. Vendoset çemeri dhe shtrëngohet në bel, vishet xhamadani, xhahengu me mëngë të gjata, xhupi që është prej leshi dhe pa mëngë… thuren gërshetat dhe vendosen sipër kokës, pastaj vendosen kësula e strengla”, thotë Dranja.

Tregon, po ashtu, se veshjes nuk i mungojnë as bizhuteritë në qafë dhe gjoks, si dhe vëthët e veçantë.

Thotë se, viteve të fundit, kjo veshje po kërkohet gjithnjë e më shumë, pasi që përdoret në dasma, ditëlindje e ceremoni të tjera. Sipas saj, kërkohet edhe nga shqiptarë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është ruajtur origjinale”

Etnologia shqiptare, Afërdita Onuzi, thotë se veshja mirditore ka vlera të jashtëzakonshme.

Shpallja si vlerë kombëtare ka, sipas saj, vlera jo vetëm për veshjen, por edhe për shumë objekte e dukuri që lidhen me të.

“Janë disa elemente shumë specifike, siç është ‘xhupja’ [pjesë e veshjes mirditore që përdoret në ceremoni, por edhe në dimër, pasi është e trashë] që dokumentojnë një periudhë kur kombi nisi të merrte formën e tij të plotë të organizimit të një shteti. Kjo veshje përkon me kufijtë e përhapjes së shtetit të Arbrit të shekullit XII-XIII”, thotë etnologia.

E gjithë veshja, sipas saj, ka simbole të periudhave të ndryshme, por më interesantja për të mbetet “xhupja”, apo “xhahengu”, siç i thonë mirditorët.

“Ajo ka një ngarkesë dekori shumë të pasur dhe interesante. Ka një shqiponjë të stilizuar, që herë interpretohet si shqiponja e kohës së Arbrit, e herë interpretohet nga studiuesit si ‘kryq i fshehtë’, i përpunuar për të ruajtur identitetin në kohën e pushtimit turk”, thotë Onuzi.

Etnologia vlerëson, po ashtu, faktin se kjo veshje është ruajtur origjinale siç ka qenë dhe se nuk është “denatyruar”, siç ka ndodhur me disa kostume të tjera popullore.

“Duke u shpallur vlerë – edhe pse gratë që e riprodhojnë janë shumë të kujdesshme, i kanë ruajtur elementet origjinale krahasuar me krahinat e tjera – artizanet do të angazhohen akoma më shumë në ruajtjen e çdo elementi autokton”, thotë Onuzi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas saj, veshja popullore sot përdoret nga grupet artistike, por edhe në dasma, sidomos në veri të Shqipërisë, por edhe në Kosovë.

Me këto veshje nuk shfaqen vetëm nusja e dhëndri, por edhe dasmorët, thotë ajo. Ruajtja e të gjitha elementeve të saj është detyrë, sipas saj.

“Sot, për fat të keq, ka disa ‘denatyrime’, shpesh dëshpëruese, në riprodhimin e kostumeve popullore. Por, Mirdita e ka ruajtur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë”, thotë Onuzi për Radion Evropa e Lirë.

“Veshja mirditore e ka vendin në UNESCO”

Interes për ta studiuar veshjen mirditore, sipas Onuzit, përbëjnë edhe teknikat e qëndisjes së saj, të qepjes me fije, me shumë ngjyra e me bizhuteri.

Ajo shfaq shpresën që kjo veshje, një ditë, të shkojë “atje ku e ka vendin” – në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO.

“Nëse plotësohet mirë dosja, vërtetohet shkencërisht, do ta marrë vendin që i takon, do të mbrohet nga UNESCO-ja. Duhet të dokumentohet sa më mirë, me gjithë tiparet e saj, edhe historia e zhvillimit të kësaj veshjeje, edhe dijebërja e saj”, shprehet etnologia.

Në muajin dhjetor, nën mbrojtje të UNESCO-s është futur shtegtimi i bagëtive në Shqipëri.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë edhe: Gjirokastra, Butrinti, Berati, Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit në Luginën e Valbonës, si dhe xhubleta.

/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:lajme të miratop4trashegimiaUNESCOveshja mirditore

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!
Artikulli i ardhshëm Tirana pritet të bëhet me qendër të edukimit të mikpritjes

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

22 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

20 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?