katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës si votues
    13 hours ago
    KQZ sot shqyrton programet dhe procedurat zgjedhore
    16 hours ago
    Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Merdar
    16 hours ago
    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    2 hours ago
    Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë
    7 hours ago
    PriFest hapet me premierën botërore të filmit ‘Bear Hug’ të Ilirjan Himaj
    10 hours ago
    590 milionë orë vullnetarizëm në Zvicër, 86% e popullsisë kontribuon
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    13 hours ago
    BBC shtyn dokumentarin për Ozzy Osbourne
    15 hours ago
    Koncert solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    6 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    3 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    15 hours ago
    Norwich Castle Keep rihap dyert pas restaurimit 37 milionë dollarësh
    15 hours ago
    Pse “koha më e mirë për të vizituar” nuk vlen më?
    15 hours ago
    5 vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
    17 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës

Last updated: 16/04/2024 9:40 PM
176 Shikime
Shpërndaje
Foto: Këshilli i Evropës/Reuters

E përditësuar
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Nga 171 deputetë, për kanë votuar 131, kundër ishin 29 dhe 11 abstenuan.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Mundesh me e lexu edhe…

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

****

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dora Bakoyannis, e cila edhe e ka përpiluar këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Bakoyannis ka përmendur hapat që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kushtet, përfshirë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Kishës Ortodokse serbe në Deçan. Këtë e ka quajtur si “problemin më të madh në zbatimin e ligjit në Kosovë që ka pritur nga viti 2016”.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ajo ka thënë se këtë e ka konsideruar si çështje krejtësisht në kompetenca të brendshme të Kosovës. Por, ka thënë se kjo ka qenë një gur themel në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që e udhëheqë BE-ja. Prandaj, shtoi ajo, kjo çështje nuk është në duart e Këshillit të Evropës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo ka folur edhe për komente agresive që i ka marrë për raportin, shumicën e tyre prej vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Ajo u ka thënë atyre se duhet të jenë të sinqertë dhe të pranojnë se këto vende në asnjë rast nuk do ta mbështesnin raportin.

“Sepse ata refuzojnë idenë e shtetit të Kosovës, e jo vetëm respektimin e kushteve”, tha Bakoyannis.

Ajo tha se nuk ka pasur detyrë të merret me çështjen e shtetësisë.

“Po të ishte kështu, unë nuk do të pranoja ta bëja raportin”, duke shtuar se ajo do të përshtatej me qëndrimin e vendit të saj, Greqisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bakoyannis po ashtu tha se ka kërkuar nga Kosova të sigurojë që shpronësimet e pronave të pakicës serbe të kryhen në respektimin më të rreptë të ligjit dhe se, ne rast pranimit të Kosovës, shpronësimit të

paligjshëm të tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Enis Kervan nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT) i bëri thirrje Asamblesë për votë pozitive për Kosovën.

“Ne promovojmë tolerancë, dialog… Kushtetuta jonë garanton mbrojtjen e të drejtave për të gjitha pakicat kombëtare. Pakicat kombëtare kanë përfaqësi në trupa të rëndësishme vendimmarrëse, duke përfshirë, Qeverinë, gjyqësorin dhe institucionet lokale”, tha Kervan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nerea Ahedo, deputete nga Spanja, tha se i takon grupit që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, përkundër qëndrimit të shtetit të Spanjës dhe e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka pyetje që duhet të zgjidhen. Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut. Ne do të mbështesnim këtë rrugë [të anëtarësimit]. Mirëpresim integrimin dhe mendojmë që kjo do të jetë edhe një mënyrë për të promovuar stabilitetin në atë zonë”, tha Ahedo.

Oleksii Goncharenko, deputet ukrainas mbështeti anëtarësimin e Kosovës.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deputeti gjerman Frank Schwabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Alain Milon nga Franca tha se do të votojë pozitivisht por se “raporti nënvizon madhësinë e punës që duhet të bëjë Kosova si themelimi i Asociacionit”… që sipas tij, hapa për këtë mund të bëhen para votimit në maj. Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Si ndikon vitamina D në sistemin imunitar?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
TAGGED:AnetaresimiDebatikeshilli i evropesKosovaLajme te miratopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Gjeniu i pavarur modern”, The Telegraph artikull dedikuar orëpunuesit shqiptar Rexhep Rexhepi
Artikulli i ardhshëm Ramë Dardania hap ekspozitën e radhës në qytetin artistik zviceran, Vevey

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

8 Shikime
Lajme të mira

Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë

11 Shikime
Lajme të mira

PriFest hapet me premierën botërore të filmit ‘Bear Hug’ të Ilirjan Himaj

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?