SHBA-ja njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Urdhri i fundit administrativ i Shtëpisë së Bardhë, përfshinte edhe shpjegime për tarifat doganore reciproke të shpallura më 2 prill.
Trump kishte planifikuar që një sërë tarifash të larta për vendet në mbarë botën të hynin në fuqi.
Por javën e kaluar ai njoftoi “ngrirjen” e tyre për 90 ditë për vendet e goditura nga tarifat doganore më të larta të SHBA, përveç Kinës.
Për shumë eksportues kinezë, humbja e tregut të SHBA-së është një goditje e rëndë dhe ata do të duhet të rriten në tregje të tjera për të zëvendësuar humbjen, si në Bashkimin Evropian (BE), shkruan Newsweek.
Ekonomia e Kinës e varur nga eksporti tashmë po ngadalësohej. /Katror.info
Përgatiti:
