Kamera amatore e vendosur brenda një veture që ishte në lëvizje, ka kapur momentin e pabesueshëm që një meteor ndezi qiellin përpara se të përplasej në tokë.
Miliona australianë ishin dëshmitarë me një shfaqje spektakolare të dritës të hënën në mbrëmje, që mund të shihej nga Bundaberg në Queensland qendror deri në Lismore në rajonin e lumenjve verior të New Sotuh Wales.
Ishte pjesë e shiut të meteorëve Lyrid, një ngjarje qiellore vjetore që zakonisht ndodh çdo prill, transmeton Telegrafi.
Kamera në Queensland tregoi një shi meteorësh që kalonte nëpër qiellin e errët, përpara se të binte poshtë shtëpive periferike disa sekonda më vonë.
Banorët e Stanthorpe në rajonin Southern Downs raportuan se shtëpitë e tyre u janë dridhur nga ndikimi.
Shiu mahnitës i meteorëve u kap gjithashtu në një kamerë të drejtpërdrejtë të motit në Brisbane pak para orës 19:30.
Shumë vëzhgues të yjeve dolën në mediat sociale për ta përshkruar meteorin si një ‘blic të kaltër’.
“Ishte kaq e ndritshme këtu në Bundaberg. Isha mjaft i tronditur. Ishte kaq i shpejtë dhe ngjyra ishte e mahnitshme”, shkroi një vëzhgues i yjeve. /Katror.info
Klikoni këtu për të parë videon!
Përgatiti:
