katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    17 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    19 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    19 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    2 hours ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    19 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    19 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    20 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    22 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Propozimi i ri i BE-së për azilkërkuesit!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Propozimi i ri i BE-së për azilkërkuesit!

Last updated: 22/04/2025 6:30 PM
92 Shikime
Shpërndaje
Foto: Deutsche Welle

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.

Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.

Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet – Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë – nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil.

Mundesh me e lexu edhe…

Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë ndikoi në këtë rritje?

Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë.

Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur.

Numri i azilkërkuesve para dhe pas liberalizimit të vizave

Secili muaj i vitit 2024 solli më shumë kërkesa për azil në Bashkimin Evropian nga qytetarë të Kosovës sesa i njëjti muaj i vitit 2023.

Edhe pse jo në nivelet për të cilat kishin paralajmëruar shumë organizata joqeveritare, trendi i rritjes së kërkesave të azilkërkuesve po vazhdon edhe këtë vit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vazhdon rritja e numrit të azilkërkuesve

Edhe në janar të këtij viti, në krahasim me janarin e vitit paraprak është rritur numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian nga qytetarë të Kosovës.

Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.

Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ku aplikojnë kosovarët për azil?

Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në Bashkimin Evropian, ndjekur nga Gjermania.

Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra.

Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit.

Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.

Numri i të ripranuarve në Kosovë – me dhe pa dëshirë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas refuzimit të kërkesave për azil apo kapjes gjatë qëndrimit ilegal në vende të huaja, shumë kosovarë detyrohen të kthehen në Kosovë – qoftë pa dëshirën e tyre, qoftë me dëshirën e tyre dhe ndihmën e Organizatës Botërorë për Migrim (IOM).

Në tremujorin e parë të këtij viti, shumica e të ripranuarve në Kosovë vinin nga Gjermania, Franca e Zvicra.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.
Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.
Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.
Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra të rënda penale.
Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.

Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./REL /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:azilBeKosovaretlajmepropozimtop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s
Artikulli i ardhshëm Dy aktivistë shqiptarë nderohen me “Nobelin e Mjedisit” në San Francisko

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik

31 Shikime
Lajme

Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

22 Shikime
Lajme

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?