Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës ka marrë pjesë në Samitin e 5-të të Dekanëve, i organizuar nga Asociacioni Evropian për Edukim në Arkitekturë (EAAE) në bashkëpunim me Vilnius Tech University në Lituani, shkruan Katror.info.
Ngjarja mblodhi mbi 60 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë në arkitekturë nga vende të ndryshme të Evropës. Diskutimet u përqendruan në zhvillimin e kurrikulave, lidhjen ndërmjet arsimit, kërkimit dhe praktikës profesionale, qëndrueshmërinë në edukimin arkitektonik dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndëruniversitare.
Fakulteti u përfaqësua nga Prof. Violeta Nushi, dekane, dhe Prof. Asst. Flaka Xërxa Beqiri, prodekane për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Që nga fillimi i këtij viti, Fakulteti i Arkitekturës është anëtar i plotë i Asociacionit Evropian për Edukim në Arkitekturë (EAAE)./Katror.info