katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    14 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    15 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    14 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    15 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    15 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    14 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Joni, 8-vjeçari që ka lexuar rreth 300 libra!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Joni, 8-vjeçari që ka lexuar rreth 300 libra!

Last updated: 23/04/2025 12:22 PM
106 Shikime
Shpërndaje
Foto e edituar: Në foto Jon Serhati /Portali Shkollor

A mund ta besoni? Vetëm 8 vjeç dhe ka lexuar rreth 300 libra! Joni na befason dhe na frymëzon me dashurinë e tij për librin. Në kohën e ekranit, ai zgjedh faqet e librit si udhëtimin më të bukur.

Sot, në Ditën Botërore të Librit, ai vjen si modeli i lexuesve për fëmijët por edhe për prindërit, shkruan portalishkollor.al.

“Leximi është argëtimi im i preferuar, sepse çdo libër më sjell një histori të re!”  Jon, 8 vjeç

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, më 23 prill, sjellim historinë frymëzuese të një lexuesi të jashtëzakonshëm: Jon Serhati, vetëm 8 vjeç, i cili deri më sot ka lexuar rreth 300 libra! Në një botë gjithnjë e më të mbingarkuar nga ekranet, Joni është një shembull i rrallë i dashurisë për librin dhe fuqisë që ka leximi për të hapur horizonte të reja. Joni është në klasën e dytë; energjik, i çiltër dhe shumë kurioz, Joni na fton në universin e tij letrar ku bashkëjetojnë personazhe si Gregu, Jeronim Stilton, Qeni Njeri dhe Tom Gejtsi. Ai lexon kudo, edhe kur udhëton me makinë, dhe për të, një ditë ideale është ajo kur lexon një libër të mirë e më pas luan futboll me mamin.Në këtë intervistë të ngrohtë dhe plot surpriza, mësoni çfarë libri do t’i dhuronte Lionel Messit, çfarë e shtyu të dashurohej pas leximit në një udhëtim jashtë vendit, dhe ç’do të bënte për t’ia përcjellë këtë pasion edhe shokëve të tij.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jon, mami më ka thënë se ti ke lexuar rreth 300 libra deri tani. Befasuese dhe e mrekullueshme! Të kujtohet si u ndjeve kur lexove librin tënd të parë dhe sa vjeç ishe atëherë?

U ndjeva pak i emocionuar dhe isha 6 vjeç atëherë. Libri i parë që kam lexuar është “Princi i vogël”. 

Pse të pëlqeu “Princi i vogël”? A kishte diçka që të bëri ta doje shumë atë libër?

“Princi i vogël” më pëlqeu sepse kishte një histori shumë të bukur. Ai bëri shoqëri me një mik të madh dhe e ndihmoi të rregullonin aeroplanin. Më pas bëri shumë udhëtime, takoi njerëz të ndryshëm dhe në fund u takua përsëri me mikun e tij dhe u kthyen bashkë në shtëpi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sa libra ke në shtëpi dhe ku i ruan? Mund të na përmendësh disa nga më të preferuarit?

Tani kam 296 libra në shtëpi. I ruaj në një raft. Uffff, kam shumë të preferuar, por më i dashuri është “Ditari i Gregut – Bëje vetë librin”.

o në atë udhëtim jashtë shtetit çfarë ndodhi që të bëri të dashuroheshe edhe më shumë me librat?

Lexova një libër që titullohej “Ngecur në videolojë”. Më pëlqeu shumë, sepse kishte një histori interesante dhe më argëtoi derisa u nis avioni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pse të pëlqen të lexosh, çfarë të tërheq? 

Ndihem shumë mirë. Argëtohem shumë.

Cili është personazhi më i dashur për ty? 

Personazhi me i dashur eshte Jeronim Stilton, Qeni Njeri, Kapiten Brekushi, Rouli nga “Ditari i Roulit” dhe Gregu nga “Ditari i Gregut”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Do doje të jetoje një ditë me ta?

Po, shumë!

A ke ndonjë libër që të ka bërë të qeshësh shumë?

Po, kam. Është “Tom Gejts 1”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po ndonjë që të ka prekur zemrën?

“Ditari i Gregut 1”. 

Po me i veçanti dhe pse? 

“Ditari i Gregut 1”, sepse ishte libri i parë nga ditari i Gregut dhe me pëlqeu shumë historia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lexon edhe kur je me pushime apo fundjavave?

Po, gjithmonë kam një libër me vete.

A të kanë thënë ndonjëherë shokët e tu që duan të lexojnë më shumë, sepse të kanë parë ty?

Po, sepse u pëlqente libri që unë po lexoja dhe pastaj donin ta lexonin edhe ata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Di se të pëlqen edhe futbolli. Po të kishe mundësi të takoje një futbollist dhe t’i dhuroje një libër, cili do të ishte dhe kujt do t’ia jepje?

Do t’i jepja librin “126 këshilla për futbollin” futbollistit tim të preferuar, Lionel Messit.

Si do të ishte një ditë perfekte për ty, për shembull me libra dhe futboll bashkë?

Një ditë me libra dhe futboll bashkë do të ishte fantastike! Shpesh, kur dal me mamin, rrugës në makinë lexoj librin që kemi blerë, pastaj shkojmë diku ku luajmë bashkë me top me pasa. Këto janë ditët më të bukura për mua.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mami më ka thënë gjithashtu se do të doje të shkoje në Nju Jork te një librari e famshme. Çfarë do të kërkoje atje? 

Në Nju Jork do doja të shkoja sepse atje ka një librari të madhe dhe në atë librari të madhe do të kërkoja Diary of Wimpy Kid –in që është botuar nga Jeff Kinney. 

Nëse një shok të thotë “më mërzitin librat”, si do ta ndihmoje që të gjente një që i pëlqen?

Do t’i tregoja të gjithë librat e mi dhe do t’i thosha të zgjidhte një. Pastaj do t’ia shpjegoja historinë, sepse janë të gjitha të bukura dhe të bëjnë për të qeshur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po nëse do të shkruaje një libër vet, për çfarë do të ishte?

 Do të shkruaja për aventurat që bëj gjatë pushimeve verore.

Cilin libër po lexon tani dhe a e ke zgjedhur vetë?

Libri që po lexoj tani është Ditari i Gregut “Bëje vetë librin”. Dhe po, e kam zgjedhur vetë. Cdo pasdite kur mbaron mami punën ne shkojmë në librari. Unë rri një orë aty dhe zgjedh librat që dua të lexoj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për fund, ke ndonjë fjalë apo mesazh për të gjithë fëmijët që janë duke e zbuluar botën e leximit ose ata që duan ta zbulojnë por ende se kanë bërë?

U thoni prindërve që t’ju blejnë nga çdo ditë një libër dhe ashtu ditë pas dite do të mësoni të lexoni shpejt, do mësoni shumë fjalë të reja dhe do shkriheni duke qeshur nga historitë e librave. /Katror.info

Intervistoi Nanila Allkja Biçaku / portalishkollor.al.

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperatura të larta sot në Kosovë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
TAGGED:8-vjeçariDita Botërore e LibritJon Serhatilajme të miraLeximilibripeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm UEFA konsideron tri ndryshimet e propozuara në formatin e ri të Ligës së Kampionëve
Artikulli i ardhshëm Distria Krasniqi arrin në çerekfinale të Evropianit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

19 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

17 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?