katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MPJD paralajmëron qytetarët: Verifikoni dokumentet para udhëtimit
    1 hour ago
    Teatri në qiell të hapur: Sot ‘PrizrenFest’ hap edicionin e katërt
    2 hours ago
    Lumbardha Misini, futbollistja më e re e Servette
    3 hours ago
    Moti sot me diell, temperaturat deri 38°C
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica International Jazz Days rikthehet në gusht, mundësi unike për muzikantët e rinj
    2 hours ago
    Vera e sivjetme konsiderohet e begatë me sasi dhe cilësi të grurit
    3 hours ago
    CROSSROADS FEST me plot aktivite në zemër të Hanit të Elezit
    21 hours ago
    Aeroporti i Prishtinës me fluks rekord: +18% fluturime, +16% udhëtarë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zuckerberg ofron paga rekord për talentet në Inteligjencën Artificiale
    24 minutes ago
    Scorpions kthehen pas 24 vitesh për të performuar në Tiranë
    50 minutes ago
    Armend Rexhepagiqi promovon albumin e ri në Prishtinë
    1 day ago
    Shqipëria në kërkim të filmit kandidat për “Oscar”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    19 minutes ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    1 week ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    2 weeks ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    1 week ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    1 week ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 day ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    4 days ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    6 days ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje – Prishtina feston Ditën e Fëmijëve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje – Prishtina feston Ditën e Fëmijëve

Last updated: 01/06/2025 4:54 PM
44 Shikime
Shpërndaje
Foto: Drejtoria e Kulturës / Komuna e Prishtinës

Prishtina u mbush sot me gëzim, kreativitet dhe ngjyra në kuadër të festimeve për 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Aktivitetet e shumta u zhvilluan në disa prej shesheve kryesore të qytetit, me fëmijët në qendër të vëmendjes, raporton Katror.info.

Qendra e festimeve ishte Sheshi “Zahir Pajaziti”, ku nga ora 11:00 deri në 16:30 u organizua një program i pasur artistik dhe argëtues.

Foto: Drejtoria e Kulturës / Komuna e Prishtinës

Fëmijët patën mundësinë të shijojnë koncerte, performanca baleti, punëtori arti, lojëra interaktive dhe shfaqje filmash, duke krijuar një atmosferë festive për ta dhe familjet e tyre.

Mundesh me e lexu edhe…

Zuckerberg ofron paga rekord për talentet në Inteligjencën Artificiale

Festimet nisën me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve si një nga prioritetet e institucionit që ai drejton.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Drejtoria e Kulturës / Komuna e Prishtinës

Kontribut të veçantë në këtë ditë dhanë edhe Orkestra e Fëmijëve “Amadeus”, Qendra Kulturore e Fëmijëve, si dhe Shkolla e Mesme Muzikale “Prek Jakova”, të cilat sollën performanca të bukura artistike për të pranishmit.

Një nga momentet më të veçanta ishte parada simbolike “Ec me Fëmijët”, ku fëmijët marshuan me punimet e tyre artistike në duar, duke përçuar mesazhe për kreativitet, barazi dhe të drejtën për të qenë të dëgjuar.

Në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt gjithashtu parada e fëmijëve, e cila u shoqërua me shpërndarje fletushkash edukative nga Policia e Kosovës, duke promovuar sigurinë dhe të drejtat e fëmijëve.

Foto: Drejtoria e Kulturës / Komuna e Prishtinës

Në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza” u mbajtën aktivitete të tjera, duke përfshirë turne futbolli, gara karateje, pingpong dhe basketboll 3×3, që synonin të promovonin jetën aktive dhe frymën e bashkëpunimit.

Kjo ditë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje rikujtoi se fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë sonë dhe se detyra e të rriturve është t’u sigurojnë atyre një ambient të sigurt, të dashur dhe plot mundësi për të ëndërruar.

Foto: Drejtoria e Kulturës / Komuna e Prishtinës

Prishtina jo vetëm festoi sot, por dha edhe një mesazh të fortë: fëmijëria duhet të jetë gjithmonë e mbrojtur, e respektuar dhe e festuar./Katror.info

TAGGED:aktivitetebuzeqeshjeDita Nderkombetare e FemijeveLajme te miramuzikengjyraPrishtinatop3Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Artikulli i ardhshëm Guvernatori i Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Mitrovica International Jazz Days rikthehet në gusht, mundësi unike për muzikantët e rinj

10 Shikime
Lajme të mira

Vera e sivjetme konsiderohet e begatë me sasi dhe cilësi të grurit

10 Shikime
Lajme të mira

CROSSROADS FEST me plot aktivite në zemër të Hanit të Elezit

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?