Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, do të përfaqësojë Suedinë në Kampionatin Evropian të futbollit për femra, i cili do të zhvillohet në Zvicër nga data 2 deri më 27 korrik.
Federata Suedeze e Futbollit ka publikuar listën përfundimtare të kombëtares për këtë garë prestigjioze, ku nuk mungon as emri i Asllanit. Në moshën 35-vjeçare, ajo mbetet njëra nga shtyllat kryesore të ekipit, me një përvojë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Kosovare Asllani, e lindur në Kosovë, ka qenë pjesë e Suedisë në shumë ngjarje të mëdha sportive, përfshirë Kampionatet Evropiane, Kupat e Botës dhe Lojërat Olimpike. Ajo ka zhvilluar plot 196 ndeshje me fanellën e verdhë të Suedisë, duke realizuar 48 gola.
Përfshirja e saj në Evropian pritet të jetë një forcë shtesë për Suedinë në synimin për të arritur majat e futbollit evropian për femra. /Katror.info