Dyshja unike e njohur nga skena e Eurovisionit, Shkodra Elektronike, do të performojë për herë të parë në Prishtinë më 16 qershor, në AMC Hall, duke shënuar edhe hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të festivalit FemArt.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të cilët përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Zjerm”, do të sjellin energjinë e tyre elektrizuese në natën e parë të festivalit, në kuadër të aktiviteteve që festojnë Ditët e Çlirimit të Prishtinës, shkruan Katror.info.
Festivali FemArt këtë vit mbahet nën moton “Çliroje mendjen” dhe do të zgjasë nga data 16 deri më 21 qershor 2025, duke ofruar një sërë ngjarjesh artistike, kulturore dhe performanca që nxisin lirinë e shprehjes dhe barazinë gjinore.
Programin e plotë të festivalit FemArt 13 mund ta gjeni këtu./Katror.info