Tuneli i Kurrizit, dikur një nga hapësirat më të errëta dhe të neglizhuara të Prishtinës, tani është shndërruar në një qendër të re kulturore dhe komunitare. Projekti “Tuneli artistik i Kurrizit” tashmë ka përfunduar dhe tuneli është i hapur për publikun, duke sjellë jetë, dritë dhe art në zemër të lagjes Dardania, shkruan Katror.info.
Hapësira e transformuar shërben si platformë për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, duke i dhënë funksion të ri një zone që për vite me radhë ishte simbol i neglizhencës urbane.
“Nga fundi i dritës së tunelit e ndriçuam gjithë Dardaninë. Prishtina e dritës!” – shkruan Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, duke e cilësuar projektin si një rikthim të dinjitetit për hapësirat publike dhe komunitetin lokal./Katror.info.