Pas përfundimit të fazës së grupeve në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B, Kombëtarja e Kosovës U20 ka siguruar për herë të parë kualifikimin në mesin e tetë skuadrave më të mira, shkruan Katror.info.
Dardanët e rinj përfunduan të dytët në Grupin D me tri fitore dhe një humbje, duke u renditur pas Turqisë. Humbja e vetme erdhi pikërisht ndaj turqve, pas tri fitoreve radhazi ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.
Në fazën e çerekfinaleve, Kosova do të përballet me Zvicrën, e cila doli e para në Grupin C. Zvicra kishte gjithashtu tri fitore dhe dy humbje, por me diferencë më të mirë të pikëve ndaj Holandës, Austrisë dhe Danimarkës.
Ndeshja Kosovë-Zvicër do të zhvillohet të premten, ndërsa ora e saktë do të njoftohet më vonë. Fituesi do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Letoni-Britani e Madhe.
Ky është një sukses historik për Kosovën U20, që shënon kualifikimin e parë në mesin e tetë më të mirave në këtë kampionat, duke u bërë arritja më e madhe për gjeneratat e reja të basketbollistëve kosovarë./Katror.info