Këngëtari dhe kantautori Armend Rexhepagiqi u ngjit mbrëmë në skenën pranë Pallatit të Rinisë në kuadër të mbrëmjes së titulluar “Dashni e vjetër”. Para qindra adhuruesve të pranishëm, ai promovoi albumin e tij më të ri që mban po të njëjtin emër, shkruan Katror.info
Në këtë paraqitje, Rexhepagiqi interpretoi këngët e reja si “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.
Përveç materialit të ri, ai solli në skenë edhe këngë të njohura nga repertori i tij shumëvjeçar si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel”, “Dudije” dhe të tjera.
Ngjitjet e tij në skenë janë të rralla, por mbrëmja e djeshme u prit me interesim të madh nga publiku./Katror.info