Eventi tradicional “Toka jonë, Shija Juaj” që ka për synim promovimin e prodhimeve vendore dhe rritjen e vetëdijes për konsumimin e tyre nga prodhuesit e Kosovës, do të mbahet këtë vit më 13 shtator 2025 duke filluar nga ora 14:00.
Në kuadër të ngjarjes do të organizohen aktivitete të ndryshme, degustime dhe prezantime nga prodhuesit vendorë, ku vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe të njihen më afër me produktet e tregut lokal, thuhet në njoftim.
Eventi zhvillohet në kuadër të programit #EREA, të implementuar nga Caritas-i Zviceran, të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe të realizuar në bashkëpunim me shoqatat Pepeko, Organika dhe Mjedra e Kosovës.
Organizatorët theksojnë se kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë për të reflektuar vlerën e prodhimeve vendore dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik./RTK/Katror.info