Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.
Sulmuesi portugez, tashmë 40-vjeçar, realizoi golin e 943-të në karrierë, duke shënuar me penallti kundër Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Me këtë gol, Ronaldo e çoi në 39 numrin e tij personal të realizimeve në ndeshjet kualifikuese për Botërorin, duke u bërë futbollisti me më shumë gola në këtë garë. Ai barazoi rekordin e Carlos Ruiz të Guatemalës, i cili kishte shënuar po aq gola në periudhën 2000–2015.
Kjo arritje e vendos kapitenin portugez si golashënuesin më të madh në historinë e kualifikimeve të Botërorit, duke forcuar edhe më tej statusin e tij legjendar.
Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i Portugalisë, duke dhënë gola dhe motivim për bashkëlojtarët e tij.
Me këtë formë, ai mbetet një lojtar kyç për ëndrrën e Portugalisë drejt Botërorit 2026./RTK/Katror.info