Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të zhvillohet shorti për edicionin e ri të kampionateve të basketbollit.
Nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa nga ora 12:00 për ProCredit Superligën e Meshkujve. Ky edicion pritet të sjellë emocione të shumta, me shumë skuadra që synojnë titullin e kampionit dhe muaj të mbushur me duele spektakolare në parket.
Shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook, duke i dhënë mundësi tifozëve të ndjekin formimin e grupeve dhe sfidat që presin skuadrat në sezonin e ri./Katror.info