Më 18 shtator 2025, ora 20:30, në Casa del Cinema, Villa Borghese, Romë, do të prezantohet dokumentari “UDHA” me regji të Alessandro Ferrantellit. Ky dokumentar, i cili mbart mesazhin “Një gjak, një gjuhë, një besë”, vjen si një udhëtim kulturor e identitar për shqiptarët.
Ngjarja organizohet nga Illyrian Brains Roma në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë.
Të pranishëm do të jenë protagonistët e dokumentarit :Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Arbër Agalliu, profesor dhe studiues, Alessandro Ferrantelli, regjisor i dokumentarit.
Ky aktivitet pritet të mbledhë diasporën shqiptare dhe miqtë e kulturës shqiptare në kryeqytetin italian, duke sjellë në fokus trashëgiminë, historinë dhe rrugëtimin e shqiptarëve./albinfo.ch