Komuna e Prishtinës ka inauguruar sot sheshin e ri “Rexhep Luci” dhe ka zbuluar pllakën përkujtimore në nder të arkitektit të njohur, emrin e të cilit mban sheshi.
Gjatë ceremonisë u theksua se vizioni i Lucit, i cili la gjurmë të thella në zhvillimin urban të kryeqytetit, po merr formë konkrete, duke rikujtuar se Prishtina duhet të ndërtohet jo për beton, por për jetë dhe qytetarët e saj.
“Sot, inauguruam sheshin ‘Rexhep Luci’ dhe zbuluam pllakën përkujtimore në nder të arkitektit, emrin e të cilit mban sheshi. Ëndrra e arkitektit që i dha shpirt Prishtinës po bëhet realitet: qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Katror.info