Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen ka dalë me njoftim lidhur me takimin e djeshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Dje në Bruksel, prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime dypalëshe dhe trepalëshe mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së Personave të Zhdukur. Fatkeqësisht, seanca inauguruese e Komisionit të Përbashkët nuk u zhvillua. Jemi gati për të vazhduar pasi palët të jenë dakord”, ka shkruar Sorensen në platformën X./RTK