katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
    45 minutes ago
    Osmani mandaton Konjufcën për formimin e Qeverisë
    3 hours ago
    PDK, LDK e AAK kundërshtojnë kandidaturën e Konjufcës si mandatar
    5 hours ago
    Osmani fton konferencë pas takimeve me partitë
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    14 hours ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    1 day ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    2 days ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
    2 hours ago
    George Clooney tregon pse nuk grindet me bashkëshorten
    8 hours ago
    Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë
    10 hours ago
    Filmat që duhet t’i shikoni këtë nëntor
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    15 hours ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    13 hours ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 day ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    1 day ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    3 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    5 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    4 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë

Last updated: 20/09/2025 12:20 PM
76 Shikime
Shpërndaje

Sot në Kosovë, kur i thua dikujt se do të studiosh gazetari ose veçse punon si gazetar/e, shpesh përballesh me lloj lloj komentesh e shikimesh që thuajse thonë: ‘Ndërro profesion sa nuk është shumë vonë’. 

Herë të ndikojnë e herë të bëjnë të dyshosh tek vetja, por gjithmonë të shtyjnë të mendosh se nga vijnë këto qëndrime e pakënaqësi kaq të theksuara ndaj gazetarisë në vendin tonë. 

Kjo pasqyron mënyrën si shpesh shihet gazetaria sot – një profesion i lodhur nga politika, i stërmbushur me lajme të rreme dhe i mbuluar nga negativiteti. Në këtë realitet, të gjesh hapësirë për të bërë gazetari ndryshe është një frymëmarrje e domosdoshme.

Mundesh me e lexu edhe…

Për mua, kjo hapësirë është Katror Media. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unë punoj si gazetare tash e katër vjet. Kur dëshira ime për të bërë gazetari ishte më e madhe, mediat që më dukeshin të përshtatshme për mua ishin shumë të pakta.

Katrorit iu bashkova më 22 prill të këtij viti, që do të thotë se e gjeta mediumin në gjysmën e vitit të dytë të ekzistencës së tij – një kohë kur tashmë kishte vendosur themelet e veta dhe fryma e gazetarisë konstruktive ishte e dukshme.

Katror Media dallon sepse fokusohet në gazetari konstruktive dhe në lajme të mira. Jo në kuptimin e lajmeve të ëmbla që injorojnë realitetin, por në kuptimin e thellë të tregimit të atyre historive që sjellin zgjidhje, që japin shpresë, që forcojnë komunitetin dhe tregojnë se edhe në mesin e problemeve, njerëzit po krijojnë diçka të bukur. 

Në Katror kam mësuar se gazetaria nuk ka pse të kufizohet vetëm te problemet. Përkundrazi, ajo mund edhe të tregojë histori që ofrojnë zgjidhje, që frymëzojnë, që japin shpresë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky medium, që tash e tre vite funksionon me përkushtim, më ka dhënë lirinë të shkruaj për tema që unë dua, pa imponime, pa kufizime dhe pa censurë. Si një video gazetare, kur shkruaj dhe raportoj nga terreni për dikë që ka ndërtuar diçka të bukur, për një komunitet që ka gjetur zgjidhje, apo për një histori që sjell frymëzim, unë nuk po sjell vetëm një lajm – po sjell një arsye pse publiku të ketë më shumë besim e shpresë.

Përvoja ime në Katror Media më ka treguar se publiku ka nevojë edhe për diçka tjetër; për gazetari që nuk gjykon, por që kupton; që nuk frikëson, por që ofron shpresë; që nuk përhap vetëm problem, por edhe zgjidhje.

Kur je pjesë e një mediumi që e kupton këtë përgjegjësi, çdo artikull bëhet më shumë se një tekst – është një dritare drejt një bote më të drejtë dhe më të shëndetshme. 

Në trevjetorin e tij, Katrori vazhdon të jetë i njëjti – i përkushtuar ndaj gazetarisë konstruktive dhe lajmeve që sjellin vlerë për publikun. 

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
TAGGED:20 shtator3vjetBeatrisa CulajKatror Mediapeopletop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Cardi B në albumin e ri sjell bashkëpunime me shumë yje
Artikulli i ardhshëm Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

“Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë

5 Shikime
People

George Clooney tregon pse nuk grindet me bashkëshorten

20 Shikime
People

Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?