Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori pjesë në konferencën përmbyllëse “Blooming Garden of Tomorrow”, e cila u fokusua në Agjendën e Gjelbër dhe në rolin e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Në këtë ngjarje u prezantua rrugëtimi i Kosovës drejt zhvillimit të gjelbër përmes iniciativës “Green Path to a Sustainable Future”.
Të rinjtë dhe MKRS-ja kanë bashkëpunuar ngushtë në hartimin e politikave që ndërthurin mjedisin, inovacionin dhe rininë, duke promovuar qasje të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Gjatë aktivitetit, përfaqësues nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të tyre, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në udhëheqjen e ndryshimeve pozitive dhe në ndërtimin e një rajoni më të gjelbër.
Ky projekt mbështetet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me qëllim që të nxisë përfshirjen aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal./Katror.info









