Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë FOTOIST 2025, i cili nisi më 18 tetor nën moton “Endurance” ose “Qëndresa”, do të mbyllet nesër, më 24 tetor.
Hapja zyrtare e këtij edicioni u bë në Hotelin Grand në Prishtinë dhe solli një seri ekspozitash dhe ngjarjesh që tërhoqën artistë vendas dhe ndërkombëtarë.

Ky edicion i tretë i FOTOIST fokus pati kujtesën dhe qëndrueshmërinë, duke prezantuar 12 ekspozita fotografike dhe 36 ngjarje gjatë javës.
Pjesëmarrësit u ftuan të reflektonin mbi konceptin e qëndrueshmërisë, duke e lidhur atë me zhvillimet globale dhe nevojën për paqe dhe ndalimin e konflikteve.
Festivali u shndërrua në një platformë për të eksploruar fuqinë e fotografisë dhe për të ndarë përvojat artistike në një hapësirë ndërkombëtare.
Nesër, përmes ceremonisë përmbyllëse, FOTOIST 2025 do të përmbyllë aktivitetet e tij, duke lënë pas një javë të pasur me art dhe reflektim./AP/Katror.info









