Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite, ku është pritur me nderime ushtarake. Ajo ndodhet atje me ftesë të Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në forumet prestigjioze të Future Investment Initiative (FII).
Ky forum, i njohur ndërkombëtarisht, mbledh udhëheqës globalë, drejtues të korporatave më të mëdha, investitorë dhe ekspertë të teknologjisë dhe politikave publike. Gjatë FII, pjesëmarrësit diskutojnë strategjitë dhe idetë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes./Katror.info









