Klubi italian i Juventusit ka vendosur të shkarkojë trajnerin kroat, Igor Tudor, pas një serie rezultateve negative. Vendimi u mor të hënën, pas humbjes së fundit kundër Lazios të dielën mbrëma.
Në ndeshjen kundër Lazios, Juventusi pësoi një gol të shpejtë në minutën e 9-të nga Toma Bašić, pas një gabimi të Jonathan David. Pavarësisht disa tentativave nga Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiaso, ekipi nuk arriti të shënojë, duke vazhduar serinë e katërt ndeshjesh pa shënuar gol.
Me këtë humbje, Juventusi vazhdon të qëndrojë në një seri pa fitore, duke shtuar presionin mbi stafin teknik dhe drejtuesit e klubit./Katror.info









