Kjo fundjavë shënoi organizimin e trajnimit të parë për anëtarët e Barabar Grassroot Network (BGN), ku pjesëmarrësit eksploruan mënyrat se si arti dhe aktivizmi kulturor mund të nxisin përfshirje shoqërore dhe ndryshim real.
Trajnimi u organizua nga Integra dhe Center for Affirmative Social Actions – CASA, si pjesë e projektit The BIG Project – Barabar Initiative (going) Grassroot, mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Pjesëmarrësit sollën ide, pasion dhe kreativitet, duke vendosur standarde të larta për aktivitetet e ardhshme të rrjetit.
Ky aktivitet thekson rëndësinë e angazhimit të komuniteteve nëpërmjet artit dhe kulturës për të ndërtuar shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe aktive./Katror.info









