Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook.
Emërimin e tij, Kumbaro e ka quajtur lajm të mirë.
“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Aliu ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, post nga i cili dha dorëheqje, pas emërimit të Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës. /Koha/Katror.info










