Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka njoftuar se të mërkurën për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rruga “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga” Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria./RTKlive/Katror.info









