Toger Florent Korrani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar me sukses trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake në Fort Leonard Wood, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky program synon përgatitjen e liderëve të rinj për planifikimin, udhëheqjen dhe drejtimin e operacioneve të inxhinierisë ushtarake.
Gjatë trajnimit, Korrani është nderuar me certifikatën “Honor Graduate” për arritje akademike të dalluar, e cila i jepet ushtarakëve që shfaqin rezultate të larta në akademi.
Ky sukses përforcon aftësitë profesionale të FSK-së dhe rolin e saj në avancimin e kapaciteteve operative të forcave tona./Katror.info









