Shkolla Digjitale në Ferizaj kanë fituar çmimin e parë në “Junction X Tirana 2024”, që është një nga Hackathonet globale më të mëdha në Ballkan që mbahen në Tiranë me 200 programerë pjesëmarrës, ka njoftuar kjo shkollë përmes një postimi në Facebook.
“Super ekipa e Shkollës Digjitale Ferizaj e përfaqësuar nga Melos Shabani, Drijon Halili, Lirik Rexhepi, Diell Govori dhe Lendi Luzha gjatë punëtorisë prej 48 orëve, me aftësitë e tyre profesionale arritën t’i zgjidhin problemet reale që ishin paraqitur nga kompanitë e ndryshme ku fituan çmimin e parë e nje vlerë prej tre mijë eurosh dhe biletën për në Helsinki, në Finlandë, “ thuhet në postim,
Junction është një hackathon i njohur globalisht që bashkon pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke iu mundesuar të punojnë në projekte dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Në vetëm 8 vjet, Junction ka krijuar një komunitet prej mbi 20 mije talentesh teknologjikë. Gjatë rrugës, kompanitë partnere janë prezantuar dhe lidhur me talente të reja dhe kanë pasur mundësinë të ndërtojnë komunitetet e tyre. /Katror.info