katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut uron Dimal Bashën
    5 minutes ago
    Spiropali uron homologun e saj në Kosovë
    15 minutes ago
    Vlora Çitaku është propozimi i PDK-së për nënkryetare të Kuvendit
    1 hour ago
    Dimal Basha merr pozitën e kryeparlamentarit
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    1 hour ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    6 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    14 hours ago
    Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    5 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    5 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    6 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    3 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    6 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Last updated: 31/08/2024 9:19 PM
123 Shikime
Shpërndaje
FOTO: EEAS

Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë. I banuar midis viteve 6.200 para Krishtit dhe 4.000 para Krishtit, dhe i vendosur në Lin të Pogradecit, ky vendbanim zbulon sesi jetonin njerëzit rreth 8.000 vjet më parë në banesat neolitike të liqenit, të njohura si palafite.

Një ekspeditë arkeologjike zvicerano-shqiptare ka konfirmuar se siti është një ndër vendbanimet më të vjetra buzë liqenit në Evropë. Është gjithashtu një nga vendet e para ku bujqësia u përhap në Evropë nga Lindja e Afërt, fillimisht përmes Mesdheut dhe më pas drejt veriut në të gjithë kontinentin.

Drejtuesi i projektit, profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, shpjegon se kjo nuk do të thotë se vendbanimi ka qenë i banuar vazhdimisht për 2.000 vjet. Përkundrazi, disa fshatra janë ndërtuar në të njëjtin vend kohë pas kohe. “Popullsia ka përdorur rreth 300 pemë për të ndërtuar vendbanimin, që është një pyll i tërë. Qëllimi kryesor i projektit është të kuptojmë se si është zhvilluar bujqësia. Shtresat organike në zonat arkeologjike të ligatinave i ruajnë materialet shumë më mirë, duke ofruar informacione thelbësore mbi atë se si u përhap bujqësia në Evropë. Ne po gjurmojmë një moment kyç të këtij tranzicioni”, thotë ai, ndërsa ekipi i tij vazhdon një gërmim nënujor në liqenin e Ohrit pranë Pogradecit.

FOTO: ExploProject

Mundesh me e lexu edhe…

Kërkimi financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit EXPLO, që synon të eksplorojë dinamikën dhe shkaqet parahistorike të ndryshimit të përdorimit të tokës në djepin e bujqësisë evropiane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne e dinim se rajoni kishte potencial të rëndësishëm për kërkime arkeologjike mbi origjinën e bujqësisë. Në aspektin arkeologjik, ky është një projekt madhor, që përfshin katër profesorë, tri shtete, universitetet e Bernës, Oksfordit dhe Selanikut dhe më shumë se 200 njerëz, përfshirë arkeologë, zhytës dhe staf mbështetës teknik. Kërkime si ky kanë nevojë për burime të konsiderueshme – varka, automjete, madje edhe ngritjen e një laboratori që e kemi në Bernë – dhe këto nuk mund të ndodhin pa fonde të mjaftueshme. Projekte të kësaj shkalle janë të mundshme vetëm me grante si këto”, thotë profesori Hafner.

Duke qenë se bregu i liqenit gjatë periudhës së neolitit mendohet se ka qenë në afërsi të rrugës së sotme, arkeologët kanë gërmuar në dy zona në një thellësi prej 3-4 metrash. “Vendi shtrihet në 300 metra gjatësi dhe 200 metra gjerësi, ose rreth 6 hektarë. Sot, një pjesë e zonës është nën ujë, ndërsa një pjesë është në tokë, ndaj po gërmojmë në të dyja zonat”, vëren ai.

FOTO: EU Delegation to Albania

Pemët e përdorura për të ndërtuar shtëpitë palafite dhe palisadet- gardhet mbrojtëse- po analizohen tani për të datuar zonën, duke përdorur unazat e trungjeve të atyre pemëve. “Kemi përdorur dy metoda: datimin me karbon dhe dendrokronologjinë – një term që vjen nga fjala “dendro”, që do të thotë pemë në greqishte, ndërsa “kronologji”, studimi i kohës. Duke ekzaminuar unazat e pemëve, mund të përcaktojmë vjetërsinë e zonës. Kemi zbuluar dy palisade në Lin me një diferencë 500-vjeçare mes tyre”, shpjegon profesor Hafner. Ndërsa datimi me radiokarbon ka një saktësi shekullore, dendrokronologjia është më e saktë, pasi përcakton potencialisht vite specifike.

Vendbanime të ngjashme në Zvicër tashmë janë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, megjithëse janë 2.000 vjet më të reja. Profesor Hafner beson se zona e Linit e ka gjithashtu këtë potencial, por sugjeron që, duke qenë se Liqeni i Ohrit është tashmë një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “do të kishte më shumë kuptim që kjo zonë të integrohej në projektin ekzistues për liqenin”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: ExploProject

Adrian Anastasi, anëtar i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, ka punuar prej vitesh në zona nënujore, si në mjediset detare ashtu edhe ato liqenore. Ai vë në dukje se zgjodhën të gërmojnë në këtë zonë ndër gjashtë zona të ngjashme në rajon, pasi ishte e rrezikuar nga gjuetarët e thesareve, por gjetjet e vitit të kaluar i kaluan pritshmëritë.

“Këtë vit, konfirmuam atë që zbuluam vitin e kaluar. Fillimisht menduam se zona ishte 3 hektarë, por tani kemi të dhëna që tregojnë se mbulon 6 hektarë. Po punojmë për një planimetri dhe vizatimin në shkallë dhe synojmë t’u përgjigjemi disa pyetjeve, si p.sh., pse njerëzit zgjodhën të ndërtonin shtëpi në liqen, gjë që është më sfiduese sesa ndërtimi në tokë. Gjithashtu, duam të përcaktojmë nëse planimetritë kanë qenë drejtkëndëshe apo rrethore, dhe si kanë qenë të orientuara në raport me liqenin”, thotë Anastasi, përcjell EEAS.

FOTO: EU Delegation to Albania

Gjatë gërmimeve është gjetur qeramikë dhe kocka, ndërsa studentë nga Gjermania, Austria, Franca dhe Shqipëria kanë bashkuar forcat, duke mbledhur një ekip evropian për të ruajtur këto gjetje prehistorike në Evropë. 

Projekti EXPLO ka marrë fonde nga Këshilli Evropian i Kërkimeve (ERC) në kuadër të programit të Bashkimit Evropian për kërkimin dhe inovacionin “Horizont 2020”. Ai propozon një qasje të re ndërdisiplinore për të hetuar çështjet kyçe në lidhje me ndërveprimin midis mënyrave të mëparshme të jetës njerëzore, përdorimin e tokës dhe mjedisit më të gjerë përmes një kombinimi unik të qasjeve të modelimit matematikor arkeologjik, biologjik dhe dinamik. Zonat arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane./Katror.info

TAGGED:bujqesiaEvropeFermerLinPogradectop4udhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vjosa, së shpejti pjesë e trashëgimisë së UNESCO
Artikulli i ardhshëm ChatGPT ka 200 milionë përdorues aktivë në javë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

FunUdhë

Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota

2 Shikime
Udhë

Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve

1 Shikim
Udhë

New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?