katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    11 minutes ago
    Osmani: Detyrë kushtetuese t’i evitojmë zgjedhjet e reja
    1 hour ago
    MKRS mbështet Festivalin e Këngës
    1 hour ago
    Përfundon takimin me liderët politikë, nuk ka shumicë parlamentare për qeveri të re
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    4 hours ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    5 hours ago
    Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026
    5 hours ago
    Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    1 hour ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    1 day ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    2 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    4 hours ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    1 day ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    1 day ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përse zgjohemi para se të bjerë alarmi?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Përse zgjohemi para se të bjerë alarmi?

Last updated: 03/09/2024 10:37 AM
76 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shutterstock

Ju ka ndodhur shpesh që mëngjeseve të zgjoheni përpara se të bjerë zilja e zgjimit, por asnjëherë nuk e keni ditur vërtet se përse ndodh. Përveç faktit të rutinës së zgjimit, një studim i veçantë flet për një “orë të brendshme zgjimi”, që të gjithë ne e disponojmë.

Po atëherë, përse na ndodh që të hapim sytë pak çaste më parë se zilja jonë të bjerë?

Studimi i prof. Born

Mundesh me e lexu edhe…

Ashtu si zilja e orës që premton një zgjim të butë dhe gradual, edhe trupi ynë është i programuar për të bërë të njëjtën gjë. “Në pritje të fillimit të ditës, disa hormone të lidhura me stresin prodhohen gjatë fazave të mëvonshme të gjumit”, thotë Jan Born, profesori i neuroshkencës së sjelljes në Universitetin Tübingen, Gjermani. Në studimin e tij të vitit 1999, Born dhe kolegët e tij studiues, kanë zbuluar se një hormon i veçantë, Adrenocorticotropo ACTH, u gjet në nivele të larta në gjakun e vullnetarëve që zgjoheshin në një orar të caktuar. Në eksperiment, 15 vullnetarë u ndanë në dy grupe, të cilët u dërguan për të fjetur në mesnatë: grupi i parë e kishte të fiksuar zilen e zgjimit në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa i dyti në orën nëntë. Prof. Born tregon se: “Te pjesëmarrësit e grupit të parë u regjistrua një rritje graduale e ACTH pak më përpara nga orari i parashikuar i zgjimit”. Ndërkohë ata të grupit të dytë, që e kishin të fiksuar zgjimin në orën nëntë, nuk kanë pasur këtë lloj rezultati, transmeton Ekonomiaonline.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë tregon kjo gjë?

Është e lehtë të imagjinohet një nëpunës i lidhur prej shumë vitesh me rutinën e tij, e që i hap sytë çdo ditë në të njëjtën orë! Megjithatë, në studimin e Born subjektet nuk ishin mësuar me një zgjim kaq preciz: “Në këto studime kemi ‘përdorur’ më shumë studentë që nuk ishin mësuar të zgjoheshin në orën gjashtë. Mesatarisht këta të rinj e fiksonin zgjimin e tyre në orën shtatë ose nëntë, ndaj ora gjashtë e mëngjesit u dukej një orar i pazakontë, ndërsa për ne i përshtatshëm”. Kështu që stresi për këtë pritshmëri zgjimi të pazakontë ka rritur nivelet e hormoneve në gjakun e vullnetarëve, duke shkaktuar zgjimin.

Një studim tjetër

“Qeniet njerëzore, insektet, bimët dhe madje disa baktere, janë të gjitha subjekte me zile të brendshme zgjimi”, thotë Luçiano di Takio (Luciano Di Tacchio), asistent/profesor në Departamentin e Farmakologjisë, Toksikologjisë dhe Terapeutikës në Universitetin e Kansas Medical Center. “Këto ritme janë të sinkronizuara me ciklin natyror dritë-errësirë të ambientit tonë, i cili na ndihmon të zgjohemi çdo mëngjes dhe të biem në gjumë çdo natë”, thotë profesori. Siç është e vërtetë se njerëzit ndjekin një orë të brendshme, kjo nuk do të thotë, megjithatë, se të gjitha orët janë të njëjta: “Ndryshimet në gjene të caktuara tregojnë se pse disa prej nesh zgjohen herët në mënyrë të natyrshme”, ka përfunduar Di Takio.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A ekziston vërtet gjeni i zgjimit?

Ky studim ka identifikuar gjenin KDM5A, i përcaktuar ndryshe si gjeni i “zgjimit”, i cili është përgjegjës për zgjimin tonë. “Ky gjen i veçantë është në fakt pjesë e një rrjeti gjenesh, që në thelb punon si një orë”, thotë prof. Di Takio. “Ai nuk është bërë prej ‘pjesësh mekanike’, por funksionon ekzaktësisht si një orë”. Gjeni KDM5A kodifikon nga ana e tij një proteinë ​​të quajtur JARID1, që krijon variacione të lehta në mënyrën që “gjeni i zgjimit” shprehet.

Konkluzioni

Pra, përse na duket se zgjohemi pak më përpara se të bjerë zilja e zgjimit? E thjeshtë: bëhet fjalë për një përzierje shumë personale të shprehjes individuale të “gjenit të zgjimit” me nivelet individuale të hormoneve të stresit të prodhuara në mëngjes herët. Këto janë vetëm pjesë e enigmës që Di Takio e quan “mjeshtëri stimuluese kardiake apo ora e specializuar në tru. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:gjumikeshillaLifestyletop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike
Artikulli i ardhshëm Mot sot me diell dhe vranësira

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Mesazhet e humbura? WhatsApp ka zgjidhje me passkey

4 Shikime
Life Style

Samsung premton performancë më të shpejtë për serinë Galaxy S26!

5 Shikime
Life Style

“Quiet Vacationing”- trend i ri i pushimeve në heshtje

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?