katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    11 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    12 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    11 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    10 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    11 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    14 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    11 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    12 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    14 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    7 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    7 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 days ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Terapia në ujë, për astmën, reumatizmin dhe dhimbjet e kurrizit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Terapia në ujë, për astmën, reumatizmin dhe dhimbjet e kurrizit

Last updated: 04/10/2024 9:45 PM
163 Shikime
Shpërndaje
Foto: Envato

Studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet reumatizmale si artriti apo artroza, gjatë terapisë në ujë kanë arritur rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve.

Fizioterapia prej vitesh aplikohet edhe në vendin tonë. Kjo degë e Mjekësisë trajton problemet shëndetësore përmes terapive dhe ushtrimeve të ndryshme fizike, pa patur nevojë për ilaçe. Fizioterapisti Fitim Sinani shpjegon se të sëmurët që i nënshtrohen trajtimit me fizioterapi synohet që të rehabilitohen, rikthejnë apo korrigjojnë funksionet e humbura për shkak të sëmundjes që po kalojnë.

Çfarë është Fizioterapia?

Mundesh me e lexu edhe…

Të falënderoj për këtë pyetje sepse është pyetja që më bëhet më shpesh, është nga ato pyetje që dëgjoja më shpesh kur fillova studimet për Fizioterapinë. Duke qenë se Fizioterapia është një nga degët më inovative në Shqipëri dhe nuk njihet shumë nga njerëzit ose edhe ata që e kanë dëgjuar si emër kam përshtypjen se e dinë gabim konceptin e Fizioterapisë jo për faj të atyre por për fajin e atyre që e heqin veten si Fizioterapistë kur në fakt nuk kanë mbaruar një Fakultet dhe nuk kanë një diplomë në Fizioterapi. Fizioterapia është degë e Mjekësisë e cila synon rikthimin, korrigjimin dhe rehabilitim e një funksioni të humbur/dobësuar të një individi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë patologjish dhe problemesh shëndetësore trajton fizioterapia?

Fizioterapia ka një gamë të gjerë në të cilën ajo vepron. Problemet më të mëdha që një fizioterapist/e trajton gjatë punës së tij/saj janë kryesisht të lidhura me sistemin osteo-muskular që janë dhimbjet e shpinës (spondiloartroza, hernia diskale, spondilolisteza etj.) problemet me devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza që janë shumë të shprehura te moshat e reja, rehabilitimi neurologjik që përfshin patologji si Stroke (infarkt i trurit) që shfaqet me pareze, paraliza, d.m.th. dobësim ose humbje të një funksionaliteti; nga kjo gjendje Fizioterapisti vendos si objektiv maksimalizimin e funksionit të humbur/dobësuar të pacientit. Gjithashtu, Fizioterapia ndikon edhe në fusha të tjera si në mjekësinë sportive, në pediatri, pneumologji, në menaxhimin dhe përmirësimin e simptomave, po kështu dhe rehabilitimi geriatrik që ka si fokusim moshën e tretë.

Sa e rëndësishme është fizioterapia për trajtimin e një patologjie?

Rëndësia e fizioterapisë varet nga patologjia për të cilën flasim. Nëse do flisnim për patologjitë e sipërpërmendura atëherë rëndësia e saj është e madhe, kjo jo sepse unë dua t’i jap rëndësi por nëse për një person është e rëndësishme funksioni i dobësuar/humbur nga i cili vuan dhe kufizohet gjatë jetës së tij, atëherë fizioterapia është alternativa që e bën të mundur një rikthim të mundshëm të funksionit. Pra, e thënë ndryshe, fizioterapinë nuk e vlerëson derisa funksioni yt i humbur rikthehet, pastaj e kupton që pa fizioterapinë nuk do mundje të lëvizje dorën pas një dëmtimi të një nervi-një shembull.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Cilat janë ata patologji që kanë nevojë për fizioterapi?

Fizioterapia është ajo degë e cila rrit cilësinë e jetës, duke pasur parasysh këtë themi se shumica e patologjive kanë nevojë për një rehabilitim sa më të mirë që pacienti të rikthehet në jetën e tij normale ashtu siç ka qenë përpara sëmundjes. Do përpiqem të listoj disa nga patologjitë që e kanë të nevojshme e të domosdoshme terapinë fizike-fizioterapinë.

Po e filloj me problemet neurologjike ku më të shpeshta janë paralizat që ndodhin nga dëmtimet cerebrale, dëmtime të palcës së kurrizit, dëmtime të nervave periferike të cilat pasi kanë marrë trajtimin e dukur medikamentoz, këta pacientë e kanë të nevojshme fizioterapinë për të arritur që të tentojnë të fitojnë maksimumin e mundshëm të një funksioni të humbur/dobësuar nëpërmjet teknikave të përshtatshme të aplikuara nga një fizioterapist.

Problemet muskulo-skeletike ku mund të përmendim frakturat të cilat pasi kalojnë kohën e nevojshme me allçi, duhet patjetër të ndjekin disa seanca fizioterapeutike për të fituar lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe forcën e duhur, duke ulur ngurtësinë dhe edemën që zakonisht janë prezente te frakturat. Gjithashtu, mund të përmend ndrydhjet, devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza të cilët e kanë të nevojshme fizioterapinë për të shpëtuar nga operacioni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Risitë në fushën e fizioterapisë si kanë ecur?

Risitë më të mëdha i takojnë elektroterapisë, pra modalitetet/aparaturat që përdoren nga fizioterapisti gjatë trajtimeve të ndryshme. Vitet e fundit janë futur në treg modalitete të cilat kanë një efikasitet të mirë në trajtimin e patologjive të ndryshme. Mund të përmend Tecar terapinë, shockw-ave që po bëjnë revolucion për sa i përket kohës së shërimit të lëndimeve të ndryshme. Gjithashtu, po i jepet një vëmendje trajtimit në pishina terapeutike por kjo e fundit ka një kosto të lartë por jo të papërballueshme.

Po sa i takon terapisë në ujë, çfarë është dhe çfarë përfitimesh ka prej saj?

Terapia në ujë ndryshe quhet hidrokinezioterapi, e cila përfshin disa teknika dhe ushtrime të ndryshme që realizohen në pishinë terapeutike në të cilën uji ka një temperaturë 32 ⁰C, që është e përshtatshme për këtë terapi. Hidrokinezioterapia në Shqipëri nuk është shumë e njohur por benefitet e saj janë të mëdha. Duke shfrytëzuar forcat mekanike të ujit ne mundohemi të trajtojmë patologji të ndryshme të cilat karakterizohen nga dhimbja, ngurtësi, kufizime, humbje të forcës muskulore etj. Është natyra e ujit e cila na e bën me të lehtë sepse kur një pacient zhytet në ujë, ai/ajo ndjen më pak dhimbje, pesha e tij kur është i zhytur deri në nivelin e kraharorit është 60% më e vogël krahasim me peshën normale të tij dhe kjo na ndihmon të bëjmë manipulimet më të lehta gjatë terapisë për arsye se artikulacionet dhe shtylla kurrizore kanë më pak peshë. Pacienti kur zhytet në ujë e ndien veten më të lehtësuar, ndihet më i pavarur dhe ky është një suport i madh psikologjik që e ndihmon pacientin drejt pavarësisë së tij nga të tjerët siç është rasti i personave të paralizuar. Uji gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin e frymëmarrjes ku studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga astma kanë përmirësim të funksionalitetit respirator gjatë terapisë në ujë. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:AstmadhimbjeKurriziLifestylereumatizmiTerapiatop2uji

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Këto katër strategji do t’ju ndihmojnë të ulni sheqerin
Artikulli i ardhshëm Çfarë duhet të dini për pirjen e ujit të ftohtë sipas shkencës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

A mund të mbrojë foshnjat nga alergjia kikiriku i dhënë herët?

10 Shikime
Life Style

Instagram prezanton mjete të reja me Al

9 Shikime
Life Style

Si po ndihmojnë qentë shtëpiakë në studimin e plakjes tek njerëzit?

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?