Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), më datë 9 tetor lansoi projektin “Mendjet për Paqe: Avancimi i Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Arsimin Bazë për të Nxitur Paqen.”
“Në një ceremoni të veçantë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), lansoi projektin ‘Mendjet për Paqe: Avancimi i Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Arsimin Bazë për të Nxitur Paqen.’
Ky projekt synon të sjellë ndryshime të thella në trajtimin e shëndetit mendor në shkollat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.
Në lansimin e projektit, të pranishëm ishin edhe Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, Drejtoresha e Arsimit Komunal, znj. Jehona Lushaku Sadriu, përfaqësuesve të USAID dhe një numri të madh rotarianësh vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Në prani të Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, Drejtoreshës së Arsimit Komunal, znj. Jehona Lushaku Sadriu, përfaqësuesve të USAID dhe një numri të madh rotarianësh vendorë dhe ndërkombëtarë, u promovua iniciativa “Mendjet për Paqe,” e cila do të fuqizojë psikologët e shkollave përmes trajnimeve të specializuara si EMDR, nje qasje e bazuar në traumë.
Ky projekt është një hap jetik në përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijëve tanë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku trauma shërohet dhe paqja mbillet në zemrat e të rinjve. Bashkë, po ndërtojmë një sistem arsimor që jo vetëm edukon, por edhe mbështet shëndetin mendor të çdo fëmije. Projekti “Mendjet për Paqe” mbështetet nga Garantet Globale “Hearts of Europe,” të financuara bashkërisht nga USAID dhe Fondacioni Rotary. Ky është një program trevjeçar që synon të nxisë bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe miqësinë midis klubeve Rotary në disa vende të Evropës Lindore dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet tutje në njoftim.