katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit
    8 hours ago
    Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja
    9 hours ago
    Papa Leoni do t’i vizitojë Turqinë dhe Libanin në nëntor
    9 hours ago
    Jetesa e pavarur dhe aftësimi për jetë, nis hartimi i akteve nënligjore
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
    9 hours ago
    Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë
    13 hours ago
    Berisha-Muharremi, folëse kryesore në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë në Dubai
    13 hours ago
    Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    18 hours ago
    Sot fillon Festivali ‘ReMusica’
    18 hours ago
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    2 days ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    18 hours ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    18 hours ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    6 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    6 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    7 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    14 hours ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    5 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    5 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga fondet e Planit të Rritjes, gjysma do përdoren për infrastrukturë, transport dhe digjitalizim
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Nga fondet e Planit të Rritjes, gjysma do përdoren për infrastrukturë, transport dhe digjitalizim

Last updated: 20/10/2024 7:05 PM
80 Shikime
Shpërndaje

Nga Qeveria e Kosovës thonë se presin që 32 milionë euro të disbursohen nga BE-ja në dhjetor të këtij viti, derisa nënvizojnë se këto mjete nuk duhet të kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi.

Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, shkruan European Western Balkans (EWB).

Pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare”, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Mundesh me e lexu edhe…

Fondet e para nga ky instrument financiar pritet të dalin së shpejti, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër, është e pasigurt nëse Bosnja dhe Hercegovina do t’i marrë paratë në të njëjtën kohë sepse ky vend është vonuar me miratimin e Agjendës së Reformës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Agjendat e Reformave të vlefshme, si parafinancim. Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.

Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.

Duke folur për procedurat e lirimit të fondeve nga Plani i Rritjes, Komisioni Evropian shprehet për EWB- në se “do të kushtëzohet me zbatimin e suksesshëm të Agjendave të Reformës, që mbulojnë si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Komisioni”.

“Fondet në kuadër të Facilitetit duhet të lirohen sipas një plani fiks gjashtëmujor, bazuar në kërkesën për lirimin e fondeve të paraqitur nga partnerët dhe pas verifikimit nga Komisioni për përmbushjen e kënaqshme të të dyja kushteve të përgjithshme lidhur me makro- asistencë financiare, menaxhim të shëndoshë të financave publike, transparencë dhe mbikëqyrje të buxhetit dhe kushteve përkatëse të pagesës, dhe me parakushtet që përfituesit të respektojnë parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut”, thotë Komisioni Evropian.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Komisioni Evropian shton se, në Agjendat e Reformës, “reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi”.

“Marrëveshjet e lehtësive dhe huasë do të përfshijnë detyrime për përfituesit për të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Unionit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhja e të dhënave adekuate për përfituesit e fondeve në kuadër të Instrumentit dhe të drejtat që duhet t’i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme”, sqaron KE.

Së fundi, Komisioni Evropian thekson se KE-ja “mund të zvogëlojë ose rikuperojë shuma nëse preken interesat financiare të Bashkimit ose nëse përfituesit kanë shkelur seriozisht një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet e lidhura në kuadër të Lehtës”.

Ndryshe, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se s’ka dilema që disbursimi i mjeteve do të ndodh duke mos pritur që ndarja e tyre të kushtëzohet me dialogun me Serbinë.

“Fqinjësia e mirë është kriter për secilin vend që synon integrimin në BE. Kosova aty ka treguar konstruktivtet në secilën platformë. Qoftë në dialogun me Serbinë, apo organizatat rajonale dhe në marrëdhëniet bilaterale me vendet e rajonit. Nuk pres që do të pritet diçka e tillë. Vendimi është që nuk ka ndonjë dilemë se këto mjete, ky 7 për qind, këto 32 milionë që do të disbursohen në dhjetor është në dilemë të ndonjë hapi tjetër që ka mbetur për t’u bërë. Ajo çka është dashur të bëjë Kosova në kuptimin e hapave që parashihen është bërë tashmë. Disbursimi besoj se do të ndodh dhe s’ka dilemë për këtë” , tha ai.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:Komisioni EvropianKosovaLajme te miraPlani i Rritjestophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “1984” fiton çmimin shfaqja më e mirë në Skupi FEST!
Artikulli i ardhshëm Humbje peshe me yndyrna? Si funksionon?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë

11 Shikime
Lajme të mira

Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë

6 Shikime
Lajme të mira

Berisha-Muharremi, folëse kryesore në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë në Dubai

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?