Innovation Centre Kosovo (ICK) ka shënuar edicionin e 12-të të Javës Globale të Ndërmarrësisë, një iniciativë ndërkombëtare që synon frymëzimin dhe fuqizimin e të rinjve për të hyrë në botën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.
Shpend Lila, përfaqësues i ICK-së, thekson rëndësinë e kësaj jave për të promovuar teknologjinë dhe zhvillimin ekonomik në vend.
“Jemi diku 30 partnerë me afër diku 40 aktivitete që ndodhin jo veç në Prishtinë, por edhe në qytete tjera të Kosovës. Në këtë javë, ICK-ja, po edhe partnerë tjerë organizojnë ngjarje të ndryshme prej paneleve me tema për AI-në dhe biznesin start-up, deri tek këto që quhen si “Firesat chats”*, ku ndër më tësuksesshëm të tregojmë rrugëtimin dhe tregimin e tyre për studentë. Kemi aktivitete me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kemi edhe aktivitete me nxënës, me studentë të universiteteve. Mirëpo, ka edhe vizita. Për shembull, vizita në Innovation Center që është në Instabuild”, shprehet Lila.
Nga një iniciativë ndërkombëtare, në një platformë për të ardhmen e Kosovës e krijuar në SHBA në vitin 2009 gjatë krizës ekonomike, Java Globale e Ndërmarrësisë shpejt u bë një platformë globale për të mbështetur ndërmarrësit dhe bizneset start-up.
Në Kosovë, kjo traditë nisi në vitin 2013 me ICK-në si organizator kryesor. Këtë vit, ngjarjet u zhvilluan nga data 18 deri më 24 nëntor, me mbi 40 aktivitete të shpërndara në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Graçanicë dhe qytete të tjera, me qëllim frymëzimi dhe ndihmese të të rinjve dhe ndikimin e saj në ekonomi të vendit.
“Qëllimi kryesor është ndihma edhe themelimi i bizneseve startup, ose që i quajmë frymëzimi i të rinjve për me u marrë me ndërmarrësinë, duke e konsideru që sektori privat është motori kryesor i zhvillimit ekonomik të një shteti, jo vetëm në Kosovë. Prandaj, sa më shumë ndërmarrje të reja po të qëndrueshme, sa më shumë njerëz që hyjnë në sektorin privat, ka më shumë taksa për shtetin dhe natyrisht se shteti zhvillohet më shpejt dhe më mirë”, thotë ai.
Në 13 vite veprimtari, ICK-ja është kthyer në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e ndërmarrjeve teknologjike dhe krijimin e një ekosistemi të fuqishëm për bizneset start-up, duke u bërë kështu udhëheqëse e inovacionit teknologjik në Kosovë.
Përmes Departamentit të Trajnimeve, qendra ofron aftësim profesional në fusha si programimi, siguria kibernetike, dizajni, animacioni dhe blockchain, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës.

“Me fokus në ICT, ne natyrisht e kemi edhe Departamentin e Trajnimeve, ku trajnojmë njerëz në fushat e ndryshme që kërkohen prej sektorit të ICT-së, qoftë programim, siguri kibernetike, dizajni, animacionet block chain, a çkado që lejohet edhe prej tregut në njëfarë forme, pas trajnimit, ne e bëjmë kyçjen e këtyre të rinjve në tregun e punës, nëpërmjet punës praktike me pagesë ose përmes referimit të këtyre studentëve të diplomuar tek kompanitë, që janë në listë pritjeve për këto profile. E mira është që kërkesë ka shumë, është numri i madh i kompanive të ICT-së në Kosovë, janë mbi dy mijë kompani të ICT-së cilët vazhdimisht kanë nevojë për staf të ri dhe ne si ICK, po edhe qendra tjera që merren me trajnimin e të rinjve këtë rol e kryejmë domethënë lidhjen e të rinjve me me tregun e punës”, u shpreh Lila.
Edhe pse Kosova ka talente të shumta, sfidat mbeten në mbështetjen institucionale. Lila bën thirrje për një fond të inovacionit dhe një ligj për bizneset start-up, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Krejt çka na nevojitet më shumë është një përkrahje më e madhe e qeverisë, qoftë në nivelin lokal, qoftë nivelin qendror, për shkak se po e shohim që nuk është e theksueshme edhe e nevojshme ose e mjaftueshme për me shtu sektorin. Neve na duhet një fond i inovacionit, neve na duhet ligji për biznes start-up dhe inovacion, që po ashtu tash është t’u shku në Kuvend, por na duhet m’u dhez më shpejt, për shkak se është sektor që është në lëvizje e sipër, lëvizje shumë të shpejta, ndërrime të shpejta dhe na duhet me qenë në hap me kohën dhe me shtetet e tjera natyrisht”, theksoi ai.
ICK-ja synon të zgjerojë fokusin e saj përfshirës në inovacionin e gjelbër dhe energjinë, duke u përgatitur për sfidat e ardhshme teknologjike.
“Fokusi, natyrisht ka me qëndru në ICT, por jemi të fokusuar shumë, jemi tu mendu në strategjinë e re që është 2025 -2030 me përfshi këto që quhen si Green Innovation, m’u marrë pak me pjesën e startup-ve në energj, në ndërmarrjet sociale, po edhe këto që quhenbiznese të qëndrueshme “The Sustainable Businesses”, për shkak se po shohim që shumë edhe trendet globale janë që kompanitë me u kthye në kompani të qëndrueshme. Kur jemi te kompanitë e qëndrueshme, unë veç dje isha në Instabuild, që është një kompani e Kosovës që bën ndërtime të shtëpive modulare, domethënë komplet përdorim i drurit, pra, nuk ka as beton, as hekur. Domethanë, kjo është njëra prej ndoshta modeleve ose shembujve të mirë të bizneseve te qëndrueshme në Kosovë”, tha ai.
Java Globale e Ndërmarrësisë, nën organizimin e ICK-së, është një mundësi e artë për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, duke qëndruar në hap me të rejat e teknologjisëdhe në përputhje me kërkesat ndërkombëtare.
“Natyrisht, te ne asnjë vit nuk është i njëjtë, për shembull, para dy vjetëve nuk ka qenë diskutim i AI -së ose i ChatGPT me OpenAI, po tash po shohim që edhe kompanitë start-up që vijnë në iniciativë ose që fillojnë me u marrë në fushën e ICT-së, janë dukeardhë kryesisht prej sektorit, domethënë që kanë elementin AI (Inteligjencës artificiale). Natyrisht që edhe këta e njehin trendin, prapë thashë që ka talentë, ka interesim, ka brumë, ka njerëz, ka produkte që zhvillohen prej Kosovës, ne e kemi shqip.ai për shembull që është produkt kryekëput inteligjencë artificiale made in Kosova, i pari që është bo najher edhe po shohim që trendi është në rritje e sipër që bizneset me qenë sa më afër trendeve globale. Mos të harrojmë që këtu na ka ndihmu shumë edhe liberalizimi i vizave sivjet. Kemi pa që kompanitë eICT-së kanë shpërthy në aspektin e pjesëmarrjes në panaire e konferenca të ndryshme në Evropë që më herët ka qenë shumë sfiduese.”
Si rezultat i angazhimit të ICK-së, Kosova ka arritur të fitojë vendin e parë në Kongresin Global të Ndërmarrësisë në Kolumbi, duke u vlerësuar për kampanjën më të mirë në promovimin e aktiviteteve të Javës Globale të ndërmarrësisë.
Përmes programit të ICK-së kanë kaluar kompani të suksesshme si Gjirafa, Hello Celebrate, Zombie Soup, dhe Kokrra, që sot janë ndër bizneset më të mëdha. Në ICK është themeluar edhe skompania e njohur Hallakate, që tashmë ka 13 vite ekzistencë. Sipas Lilës, suksesi i këtyre nismave nuk lidhet vetëm me përkrahjen e ICK-së, por edhe me bashkëpunimin e komunitetit ICT-së dhe sektorit privat, duke e bërë këtë një shembull pozitiv të punës së përbashkët pa konflikte. /Katror.info
Edicionin #71 të plotë e gjeni këtu!🙂
Përgatiti:
