katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    5 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    6 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    6 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    11 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    13 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    14 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    5 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    10 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    14 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    11 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Eno Peçi: Arti më dërgon gjithmonë te rrënjët e mia
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Eno Peçi: Arti më dërgon gjithmonë te rrënjët e mia

Last updated: 09/12/2024 1:40 PM
78 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA.net

Në Vjenë, e përtej saj, ka sjellë lojën magjepsëse të kërcimit në majë të gishtave. Bashkë me shpalosjen e profesionalizmit, e ka bërë të njohur edhe emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve nëpër skenat ku ka shkelur. Me lojë solo, balerini i njohur Eno Peçi interpretoi fragmente nga vepra bashkëkohore. Ngjan se sjell një tregim që rrëfen dëshpërimet nën tingujt melankolikë të pianos. Para publikut në Prishtinë, midis të cilëve ka pasur edhe balerinë, ka kujtuar fillimet e tij të shkollimit për balet në Vjenë, shkruan KOHA.

Me mjeshtërinë e tij në kërcim, shkathtësitë teknike e artistike, balerini shqiptar Eno Peçi ndër vite ka qenë figurë e shquar e baletit në një prej vendeve të mëdha të artit klasik. Në Vjenë, e përtej saj, ka sjellë lojën magjepsëse të kërcimit në majë të gishtave. Bashkë me shpalosjen e profesionalizmit, e ka bërë të njohur edhe emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve nëpër skenat ku ka shkelur.  

Në ngjarjen me të cilën është shënuar edicioni i shtatë i organizimit “Ta zbardhi ftyrën” ai është shprehur se performancat si balerin e krijimet e veprave të reja si koreograf, e kthejnë në rrënjët e tij. Ai është kthyer në Prishtinë – pas realizimit të shfaqjes “Exil” me Baletin Kombëtar të Kosovës – për sekuencat e para të kërcimit të tij në kryeqytetin e Kosovës. Por ngjarja e organizuar nga “KultPlus” ka qenë një lloj gërshetimi i rrëfimit të Peçit drejt profesionit me ilustrimin e talentit të tij. 

Mundesh me e lexu edhe…

Për një figurë si ai, skena e teatrit “Oda” ku është mbajtur ngjarja, nuk ka qenë aspak e denjë për një moment të tillë ku Peçi për herë të parë shfaqet para publikut si balerin. Pos se ajo nuk është aspak adekuate, publiku ka qenë shumë i zhurmshëm. Hyrje-daljet e pandërprera të prindërve të balerinave të reja që kanë sjellë shfaqje mysafire në ngjarje, e kanë dominuar muzikën në sallë që e ka shoqëruar Peçin në interpretimin e tij. Por balerinat e reja kanë qenë imazhi i së ardhmes së skenës së baletit në vend. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me lojë solo, Peçi interpretoi fragmente nga vepra bashkëkohore. Ngjan se sjell një tregim që rrëfen dëshpërimet nën tingujt melankolikë të pianos. 

Ai shpesh bie përtokë dhe kjo, pasi është dëgjuar biseda, ngjan se korrespondon me rrëzimet e tij të njëpasnjëshme përtokë në këmbënguljen e tij në fillet e rrugëtimit të Peçit si balerin. 

Në bashkëbisedim me moderatoren Fëllënza Çitaku, Peçi ka bërë të ditur se si fëmijë e kishte pasion vallëzimin, por se, megjithatë, baleti ishte diçka e panjohur për të. Hapat e parë të baletit do t’i merrte në Shqipëri e më pas edhe në Austri. 

Para publikut në Prishtinë, midis të cilëve ka pasur edhe balerinë, ka kujtuar fillimet e tij të shkollimit për balet në Vjenë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur u thashë se isha nga Shqipëria, ata ishin skeptikë, por u munduan të mos e tregonin nga shprehjet në fytyrën e tyre. U futa në klasë, kisha dy vjet që nuk ushtroja balet dhe ata të gjithë ishin perfekt. Nisa të ushtrohesha, por nuk isha në formën e duhur dhe nuk e di se sa herë kam rënë në tokë, sepse është një moment kur bën ushtrime tërë kohën, pirueta, nëse nuk e ke kontrollin e trupit totalisht, dëmtohesh. Unë mundohesha të mos dëmtohesha, t’i bëja gjërat në rregull, por nuk funksiononte. Kam rënë rreth 25-30 herë”, ka kujtuar Peçi. 

Ka thënë se ndonëse nuk ishte kënaqshëm i përgatitur në sytë e vlerësuesve, njërit prej profesorëve i kishte rënë në sy këmbëngulja dhe vullneti i tij për punë. 

“Dikur e pashë që nuk funksiononte. Ika. Thashë se baleti nuk është për mua. Ndërkohë ishte profesori që më jepte mësim. Derisa po fliste me motrën time i thoshte se: ‘ka shumë mangësi, por ka shumë vullnet’. Domethënë ato rëniet e mia të shumta, ai mendonte se doja t’i bëja gjërat, sepse më pëlqente shumë baleti. Sigurisht se më pëlqente, por unë kisha halle të rrija aty. Kjo ishte shkaku që unë pastaj mbeta dhe thanë se do ta provojnë një muaj dhe nëse përmirësohem për një muaj, do të më marrin. Kjo ishte bileta ime. Nga mëngjesi deri në darkë ushtroja”, ka treguar Peçi në skenë. 

Dhe që prej aty nisi të marrë formë profesionalizmi i balerinit Eno Peçi. Ai ka luajtur në shfaqje baleti si “Giselle”, “Sleeping Beauty”, “Onegin”, “Don Quixote”, “Manon”, “Raymonda”, “Swan Lake”, “Carmen”, “The Nutcracker” e “Romeo and Juliet”, midis tjerash. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një prej roleve të para serioze ka qenë roli titullar në shfaqjen “Spartacus” me koreografi të italianit Renato Zanella, që atë kohë ishte drejtor e koreograf kryesor i “Wiener Staatsoper”, institucionit ku Peçi ishte i angazhuar. 

“Ka qenë diçka shumë e veçantë, sepse atëkohë isha gjysmësolist. Kemi pasur një drejtor italian dhe ai më ka ndihmuar shumë, sepse më vëzhgonte gjatë gjithë kohës në shkollën e baletit. Shikonte përmirësimet e mia dhe erdhi një kohë kur ai më dha kontratën të futesha në Teatrin e Operës dhe Baletit në Vjenë. Më dha mundësinë të kërceja dhe pastaj erdhi momenti ta krijoj Spartakun. Unë isha akoma 21 vjeç dhe nuk merrja vesh ndonjë gjë. Normalisht që për ta kërcyer Spartakun duhet të kesh shumë përvojë, sepse ka të bëjë me anën teknike e artistike”, ka thënë Peçi. 

Këtë moment e ka konsideruar si shtytje në karrierën e tij. Ka thënë se do të ishte shumë më e thjeshtë nëse rolin do ta realizonte sot. Një moment interesant në fillet e karrierës së tij kishte qenë edhe përfshirja në koncertin tradicional të Vitit të Ri të Operës Shtetërore të Vjenës. 

“Kur shkova në Vjenë, mësova se ai koncerti i Vitit të Ri është në Vjenë. Erdhi momenti që më zgjodhën për këtë koncert dhe thashë se si ka mundësi që unë shqiptar të marr pjesë në koncertin që është një prej traditave të Austrisë. Jam gëzuar shumë dhe isha shumë i emocionuar”, është shprehur Peçi, i emëruar ambasador nderi i Republikës së Shqipërisë në vitin 2008.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2017 ai u nderua me “Çelësin e Tiranës” ndërsa presidenti i Shqipërisë i dha titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Më 13 dhjetor 2019 ai mori “Kryqin austriak të nderit për shkencë dhe art”. Kjo do ta konfirmonte peshën e tij prej artisti. 

Në dhjetorin e kaluar, pas 24 vitesh me Baletin Shtetëror të Vjenës, Peçi mori një “Unazë nderi” për shërbimet e tij pas kaq vitesh me këtë institucion. 

Një prej shfaqjeve të tij si koreograf ishte shfaqja “Exil”, e punuar në vitin 2015. Nëpërmjet artit të lëvizjeve të trupit, do ta shtjellonte ikjen e njerëzve nga Shqipëria e fundviteve ’90. Do ta punonte edhe me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës e “Exil” do të jepej premierë në fillimdhjetorin e 2019-s në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

“‘Exil’ ka lindur nga një ide, ka qenë një festival në Zvicër ku drejtori i asaj ngjarjeje donte të dinte për fëmijërinë time, dolëm te trazirat e viteve 1997-1998 dhe ai donte që unë të zhvilloja një koreografi me këtë koncept. Ky ishte fillimi i parë. Premierën e pati në Zvicër, pasi përfundoi, thashë se do ta bëjmë patjetër në Tiranë, pas Tiranës thamë se kjo pjesë patjetër do të shkojë në Kosovë”, është shprehur balerini e koreografi Peçi. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si koreograf, në repertorin e tij janë edhe shfaqje të tjera. Për “Origen Festival Cultural in Switzerland” nga viti 2014 deri më 2019 ai ka krijuar koreografitë e shfaqjeve “Ereignis aus Karl’s Leben”, “Jenseits”, “Tre Fratelli”, “Homo Sapiens”, “Apocalypse”, “Cafe Chinois”, “Der Letzte Ëalzer”, “Zeitraum”. 

Eno Peçi ka thënë se krejt këto performanca e krijime origjinale të tij kanë momente që i dërgojnë në rrënjët e tij shqiptare. 

“Mënyra e të menduarit, pavarësisht si krijoj e si kërcej, ka një moment që mua më dërgon gjithmonë te rrënjët e mia. Kjo më inspiron edhe nga ana e të zhvilluarit artistikisht. Është shumë me rëndësi për mua të di se nga vjen, sepse është bazë shumë e fort që e kam prapa shpinës”, është shprehur ai në ngjarjen “Ta zbardhi ftyrën” që organizohet nga “Kultplus”.  

Organizatorja Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e portalit për art e kulturë “KultPlus”, ka thënë se me këtë ngjarje fokusin e vënë tek artistët shqiptarë që kanë prekur skenat ndërkombëtare. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“I pikasim artistët më eminentë që kanë prekur magjinë e skenave ndërkombëtare. Sivjet patëm fat ta kemi Eno Peçin dhe është hera e parë që në Kosovë është prezantuar si balerin. Kjo është e jashtëzakonshme, sepse nuk e kemi shpesh rastin të kemi në Prishtinë balerinë kaq të rëndësishëm që janë nëpër filharmoni e opera të ndryshme të botës”, ka thënë ajo. 

Ka theksuar gatishmërinë e artistëve për të marrë pjesë e mungesën e kushteve në anën tjetër.
“Është e vështirë të organizohet një event i tillë, duke pasur parasysh edhe rrethanat, me të cilat ballafaqohemi, më shumë me çështjen logjistike, salla e të tjera. Sa i përket pjesës së koordinimit me artistët në fjalë prej edicionit të parë e deri në të shtatin, është i jashtëzakonshëm bashkëpunimi i këtyre artisteve, duke lënë anash benefitet që kanë në vende të ndryshme të botës dhe duke iu përshtatur rrethanave tona”, ka thënë Pajaziti. 

Në fund, Eno Peçit i është ndarë çmimi tradicional i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”. Vitin e kaluar, baritoni Gëzim Myshketa ishte figura e kësaj ngjarjeje./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Eno PeciExilTa zbardhi ftyrenTeatri Odatop4Vjene

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Peja në qendër të vëmendjes: Mbahen garat republikane dhe rajonale të Ngjitjes Sportive
Artikulli i ardhshëm Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

6 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

27 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?