Një fotografi e një ‘ketri të ngecur’ në një pemë është shpallur fituesi kryesor i ‘Çmimeve të Fotografisë Komike të Kafshëve të Nikon’ për këtë vit.
‘Ketri i Ngecur’ nga Milko Marchetti u zgjodh fitues nga më shumë se 9,000 aplikime, numri më i lartë i regjistruar në historinë 10-vjeçare të këtij konkursi, thanë organizatorët në një deklaratë të publikuar të martën, shkruan BBC, përcjell Katror.info.
Ekipi i shkurtoi aplikimet në një përzgjedhje prej 45, të cilat më pas iu dorëzuan një paneli vlerësues që zgjodhi fituesin kryesor dhe nëntë fitues të kategorive të tjera.
- Ilko Marchetti u shpall fituesi i përgjithshëm dhe fitues i kategorisë së mamalëve me këtë imazh të një ketri që po hyn në strehë.

2. Jose Miguel Gallego Molina fitoi kategorinë e insekteve me këtë foto të një mantise që duket se po vallëzon.

3. Një peshk duket se po ndjek një shqiponjë në këtë imazh nga Przemyslaw Jakubczyk, i cili fitoi kategorinë e peshqve dhe kafshëve të tjera akvatike.

4. Një brektosë me një buzëqeshje qe duket si e ‘ turpëruar’, e fotografuar nga Kingston Tam, fitoi kategorinë e fotografëve të rinj të Nikon.

5. Tapani Linnanmäki u zgjedh si fitues i çmimit të publikut me këtë imazh të një shqiponje me bisht të bardhë.

6.Fotografia e Eberhard Ehmke e një bretkose në një flluskë fitoi kategorinë e reptilëve.

7. ‘Puthje dhe përqafim me dashuri’ mes hutëve të vegjël, nga Sarthak Ranganadhan fitoi kategorinë e fotografit të rinj të Nikon.

8. Damyan Petkov kapi momentin kur një shpend u rrëzua përpara partnerit të saj, duke fituar kategorinë e zogjve.

Si dhe 10-vjeçari Flynn Thaitanunde Lobb, i cili u bë fituesi më i ri i kategorisë ndonjëherë me katër imazhe të një ketri ‘rockstar’ që fitoi vendin e parë në kategorinë e ‘Portofolio’. /Katror.info
Përgatiti:
