Jeta detare e rrezikuar, përfshirë këtu breshkat, balenat blu dhe lundërzat e detit, tani mund të gjejë strehë në një rezervë të re detare pranë brigjeve të Kalifornisë.
Me një sipërfaqe prej mbi 4,500 milje katror, Rezerva Kombëtare Detare Chumash Heritage është e para në SHBA ku komunitetet autoktone janë bërë bashkëkujdestarë.
Planet për këtë rezervë , e treta më e madhe detare në SHBA – u zbuluan në tetor, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Këtë javë, ajo u hap zyrtarisht. Ky është një fitore e madhe për komunitetin autokton ‘Chumash’, i cili prej kohësh ka bërë fushatë për mbrojtjen e këtyre ujërave.
‘Kjo njohje është një moment i rëndësishëm për komunitetin tonë,’ tha Violet Sage Walker, kryetarja e Këshillit të Fisit të Chumashëve të Veriut. /Katror.info
Përgatiti:
