katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    3 minutes ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 minutes ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    14 minutes ago
    Osmani ka takuar Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik
    31 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    16 hours ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    19 hours ago
    QKUK pajiset me “Scalp Cooling”, risi për pacientët me kancer
    16 hours ago
    MFPT hap thirrjen për OJQ që mbështesin familjet e cenueshme me pako ushqimore
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    41 minutes ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    7 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    22 hours ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
    Treni historik i Iowa-s që ofron pamje mahnitëse të vjeshtës
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kur grafiti bëhet thirrje për reflektim në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraLife StylePeople

Kur grafiti bëhet thirrje për reflektim në Kosovë

Last updated: 23/02/2025 11:41 AM
428 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Arti vjen në forma të ndryshme për të na transmetuar ide, emocione dhe mesazhe të caktuara. Prezenca e artit në një vend, simbolizon lirinë, sepse është një formë e shprehjes së lirë që pasqyron ndjenjat dhe emocionet e brendshme të individit.

Arti ia mundëson personit të shprehë atë që ndjen nga brenda, pa kufizime dhe pa pasur nevojë për aprovimin e të tjerëve, thotë një nga artistët që në disa rrugë të Prishtinës sjell mesazhe mbi jetën në Kosovë.

Artisti Qëndrim Gashi (emri i ndryshuar nga redaksia, për shkak të kërkesës së autorit) e solli artin si formë vetëkritike, duke reflektuar realitetin e shoqërisë kosovare. Ai trajtoi shqetësimin e qytetarëve që në periudhën para liberalizimit të vizave ndiheshin të detyruar të largoheshin. Këtë brengë ai e transformoi në një vepër arti, duke e përdorur si thirrje për të mos braktisur Kosovën.

Mundesh me e lexu edhe…

Qëndrimi, i cili me grafitet e tij, transmeton mesazhin mos me ik nga Kosova,  ka ndarë me ne një rrëfim mbi artin si dhe për inspirimin e tij, për të krijuar grafitin “RRI, MOS IK” në zonat e caktuara dhe me ngjyrat e veçanta, ai shpreh idenë që hapësirat gri nuk i përkasin një qyteti modern e urban.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: KATROR MEDIA

“Qyteti, përmes ngjyrave, duhet të ofrojë ngrohtësi dhe një ambient familjar, jo ndjenjë boshllëku,” thotë Qëndrimi në një intervistë pë Katror Media.

Artisti ka theksuar se inspirimi për krijimin e veprave të tij ka ardhur nga brenga që ka pasur lidhur me largimin e të rinjve nga Kosova pas liberalizimit të vizave. Intervistat dhe statistikat që tregojnë se të rinjtë në Kosovë dëshirojnë të lënë vendin për të kërkuar mundësi më të mira, e kanë shtyrë të ndërmarrë veprime. Për këtë arsye, ai ka vendosur të krijojë një grafit si një formë për të komunikuar me publikun dhe për të bërë thirrje që të rinjtë të mos ikin, por të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

FOTO: KATROR MEDIA

Grafiti, si një formë e shprehjes artistike, është mjeti që ka përdorur arti për të nxitur vetëdijësim dhe reflektim kritik, duke pasqyruar problemet që prekin shoqërinë. Ai shpjegon se shumë herë grafiti i tij ka shkaktuar diskutime dhe reagime të ndryshme, por pikërisht ky është qëllimi: të nxisë reflektim dhe të krijojë një ndërgjegjësim më të thellë për gjendjen e shoqërisë, konsideron Qëndrimi.

Artisti ka theksuar se kjo është një mundësi për të shprehur një kritikë konstruktive ndaj sistemit dhe për të nxitur qytetarët të mendojnë dhe të analizojnë realitetin përreth tyre. Ai ka ndjerë se grafiti është një mjet efektiv për të pasqyruar realitetin dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se ata mund të kontribuojnë në ndihmën e zhvillimit të vendit të tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një tjetër aspekte që artisti ka përmendur është rëndësia e përdorimit të ngjyrave dhe formave të ndryshme në grafitet e tij. Qëndrimi ka shpjeguar se ngjyrat nuk janë thjesht një zgjedhje estetike, por kanë një ndikim dhe luajnë rol psikologjik në mënyrën se si njerëzit i perceptojnë dhe reagojnë ndaj mesazhit të artit. Për shembull, ai përdor ngjyrën portokalli për të krijuar një kontrast të fortë që tërheq vëmendjen dhe ngjyrën rozë për të krijuar një atmosferë qetësuese, e cila ndihmon për të ndaluar njerëzit që të reflektojnë dhe të kalojnë pa frikë përmes rrugëve që ai ka zgjedhur të krijoj grafite.

FOTO: KATROR MEDIA

Një element tjetër i rëndësishëm që ai ka theksuar është ndikimi që grafiti mund të ketë në identitetin kulturor të një shoqërie. Ai e sheh grafitin si një mjet që mundëson shoqërive të shprehin veten dhe të tregojnë historinë dhe kulturën e tyre. Për më tepër, ai e konsideron grafitin si mundësi për të pasuruar pamjen vizuale të qytetit, duke e bërë atë më të gjallë dhe më të bukur. Si shembull, ai ka përmendur qytetet evropiane si Berlini, ku arti i rrugës ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e hapësirave publike në vende me histori të pasur kulturore dhe politike.

Në fund, arti i grafitit për artistin është një formë e fuqishme e kritikës dhe e protestës që shkon përtej shprehjes së një ideje personale, duke nxitur ndryshim në shoqëri. Përmes mesazheve që ai përcjell, dëshiron të bind njerëzit të mos e braktisin Kosovën, por të angazhohen për ta ndihmuar atë të zhvillohet dhe të rritet.

Ai beson se ndryshimi mund të arrihet edhe përmes artit, dhe se çdo formë e shprehjes artistike, përfshirë grafitin, ka potencialin të përçojë një mesazh të fuqishëm dhe pozitiv për shoqërinë.

FOTO: KATROR MEDIA

Grafiti në Kosovë dhe më gjerë ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm si një formë arti, por si një mjet i fuqishëm vetëdijësimi dhe shprehjeje kritike. Ai është një mjet i lirisë dhe i shprehjes individuale që mund të nxisë reflektim dhe të sjellë ndryshime të rëndësishme, duke u bërë një thirrje për qytetarët: “Rri dhe kontribuo, sepse Kosova ka nevojë për ty!” /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:arti ne rrugeEmigrimigraffitiGrafitiKosoveMOS IKRiniaRRIstreetartte rinjtetop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Publikohen ditët e pushimit për punëtorët e Administratës Publike
Artikulli i ardhshëm Tetë vjeçarja Hana Ajeti drejtoi Marshin e Radetzky-t në Gala Koncertin e Filharmonisë së Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

5 Shikime
Life Style

Instagram prezanton mjete të reja me Al

3 Shikime
Life Style

Si po ndihmojnë qentë shtëpiakë në studimin e plakjes tek njerëzit?

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?