Prej kohësh, Rihanna nuk ka qenë aq aktive në industrinë muzikore, por u kthye për një arsye të veçantë.
Kanga e re e Rihanna “Lift Me Up” është nderim për yllin e ndjerë të Black Panther, Chadwick Boseman.
Kanga, e cila u krijua si pjesë e kolonës zanore të Black Panther: Wakanda Forever, është një dedikim i shkruar emocionalisht që nderon jetën dhe veprën e aktorit.
Kënga do të shfaqet në Marvel’s Black Panther: Wakanda Forever, i cili do të publikohet në nëntor.
Aktori vdiq në vitin 2020, katër vjet pasi u diagnostikua me kancer në zorrë të trashë. Vitin e kaluar, Boseman u nominua pas vdekjes për Oscar për personazhin e tij në Black Bottom të Ma Rainey.
Lift Me Up është bashkë-shkruar nga Rihanna, Coogler dhe kantautori nigerian Tems.
Kënga është prodhuar dhe bashkë-shkruar nga kompozitori suedez Ludwig Göransson, i cili shkroi filmin e parë Black Panther si dhe Creed, Venom dhe Tenet.
Kanga është një melodi në rënie, por tejet frymëzuese, si dhe e përcjellur me vokalin e veçantë të Rihanna, si dhe me një shoqërim të qetë të tasteve dhe telave delikate.
Teksti thotë: “Më ngri lart, më lësho poshtë, më mbaj afër, të sigurt. Më mbaj kur të shkosh në gjumë, më mbaj në ngrohtësinë e dashurisë sate kur të largohesh, më mbaj të sigurt”, si një mesazh që dëshiron t’ia përçoj aktorit të ndjerë.
Në fakt, përmes fjalive të fuqishme si “duke u mbyt në një det të pafund” dhe “duke u djegë në një ëndërr të pashpresë”, Rihanna përcjell një ndjenjë humbjeje tmerrësisht të thellë. Në vokalin të saj jashtëzakonisht, fshihet mesazhi për një person që dëshiron aq shumë ta përqafojë por që s’mundet dot.
Krejt në fund, kur e dëgjon këngën, Rihanna na bën të reflektojmë se “Secili kemi nevojë për pak dritë, për pak dashuri”, për t’i kaluar sfidat me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.
Kështu që sot, kur e dëgjon kët’ kangë, merri afër personat e tu ma të dashur, kalo kohë me ta e përjeto momente të bukura, para se me t’u shndërru në kujtime./Katror.info