katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Apple prezanton iPhone Air dhe serinë e re iPhone 17
    6 minutes ago
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    18 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    19 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    14 minutes ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    19 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    20 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    21 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    23 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Teknologjia që po ndryshon jetët tona…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Teknologjia që po ndryshon jetët tona…

Last updated: 20/01/2025 3:08 PM
98 Shikime
Shpërndaje
Foto: Lazywise

Në një episod të emisionit ”Top Tech” trajtohet tema kyçe e teknologjisë që po ndryshon botën dhe jetët tona. Gjithashtu edhe disa nga produktet më interesante nga CES 2025, lajmet më të fundit dhe historitë që ia vlejnë të tregohen.

Intel Core Ultra

Intel sapo ka hedhur në lojë versionin e ri të chipave Core Ultra, dhe është si të vendosësh motorrat e rraketave në kompjuterin tënd. Ky procesor nuk është thjesht i shpejtë, është një superhero për çdo gjë që bën me kompjuterin. Gamers, gati? Imagjino të luash lojërat më të rënda në Ultra Settings, pa ngecje. Core Ultra ka performancë kaq të mirë sa do të ndihesh si në një film aksion, ndërkohë që fps-të fluturojnë. Dhe pas dy maratonave në lojë, kompjuteri yt s’do të jetë sauna. Po shumica prej jush do thoni që ky chip nuk është bërë për gaming.

Mundesh me e lexu edhe…

Ky procesor bën që renderimet të fluturojnë. Po flasim për video 4K dhe 8K që përpunohen pa problem. AI e integruar optimizon proceset, duke ta bërë më të lehtë çdo klikim. Harro pritjet dhe përgatitu për efikasitet maksimal. Dhe për personat që bëjnë multitasking si të çmendur, kjo është ëndrra e bërë realitet. Hap dhjetë dritare, bëj video call, shfleto dhe edito në të njëjtën kohë. Për Core Ultra kjo është diçka e lehtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pininfarina Battista

Kur dëgjon emrin Pininfarina Battistamendon sikur është një panetone. Në fakt është shpejtësia e dritës mbi 4 rrota me dizajnin më spektakolar të parë ndonjëherë në një makinë. Është një hipermakinë shumë speciale, e cila ka 1,900 kuaj fuqi, që do të thotë se nëse i jep gazit, ti po udhëton më shpejt se mendimet e tua. Nga 0 në 100 km/h? Vetëm 1.9 sekonda. Po flasim për shpejtësi të stilit “Fast & Furious,” por pa zhurmën e motorëve. Është elektrike.

Dizajni? Një kryevepër nga Luca Borgogno, i cili ka sjellë elegancën italiane në një nivel tjetër. Linjat aerodinamike të Battistës e bëjnë atë të duket sikur po lëviz edhe kur është e parkuar. Dhe ai ndriçimi LED para? Duket si të ishte marrë nga një film futuristik. Battista ka një bateri 120 kWh, që të çon deri në 500 km me një karikim. E nëse të intereson shpejtësia maksimale, kjo makinë kap mbi 350 km/h.

Me një sasi shumë të limituar prej vetëm 150 njësi në botë dhe një çmim rreth 2 milionë euro, kjo nuk është thjesht një makinë – është një vepër arti për koleksionistët e makinave. Nëse do të dukesh si Batmani, Pininfarina Battista është makina jote e rradhës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Samsung Home AI

Samsung këtë vit në CES 2025, një ndër panairët më të mëdha të elektronikës në botë ka prezantuar shumë risi.

Bespoke AI Laundry Combo™ – lavatriçe dhe tharëse në një, që përdor inteligjencë artificiale për të kuptuar rrobat e tua. Po, AI di nëse ke futur një bluzë të bardhë bashkë me çorapet e kuqe dhe e rregullon vetë situatën. Kjo s’është thjesht pajisje, është shpëtimtar i marrëdhënieve me rrobat.

Bespoke Jet Bot AI – roboti pastrues që bën më shumë se të pastrojë dyshemenë. Ky monitoron shtëpinë, kujdeset për qenin, dhe mund të filmojë nëse dikush bën prapësira. Kjo është si të kesh një pastrues, roje sigurie dhe një vëlla të vogël kureshtar, të gjitha në një.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E mbani mend frigoriferin Bespoke me AI? Tani është bërë më inteligjent dhe të tregon çfarë ke brenda edhe të sugjeron receta si një shef kuzhine personal.

E pastaj janë televizorët me Vision AI që analizojnë çdo gjë dhe rregullojnë figurën dhe zërin siç duhet. Samsung po vendos limite të reja. Këto pajisje janë më shumë se të zgjuara, janë si shokët e tu të ngushtë që kujdesen për çdo detaj të jetës tënde.

John Deere Autonomus Traktor

John Deere Autonomous Tractorështë shpikja që bën bujqësinë të duket si një film futuristik. Ky traktor është plotësisht autonom, pa shofer! Ti thjesht vendos koordinatat dhe ai punon vetë, 24/7, ndërsa ti mund të rrish në shtëpi duke pushuar. Pajisur me 16 kamera dhe sensorë të avancuar, ai sheh gjithçka në fushë, shmang pengesat dhe është më i saktë se çdo traktor tjetër manual. Me ndihmën e AI dhe një procesori Nvidia, kjo makineri kryen çdo detyrë, nga punimi tokës deri tek mbjellja e saj, si një profesionist.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për fermerët që vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore, ky është shpëtimtari. Nuk ka më ankesa për orët e gjata në diell apo lodhje fizike. Ky traktor jo vetëm që punon për ty, por e bën me shumë saktësi. Nëse po mendon për sigurinë, është i programuar të ndalojë menjëherë nëse has ndonjë pengesë.

Los Angeles

Situata me zjarret në Los Angeles ka qenë mjaft kritike. Zjarret e Palisades kanë përpirë hektarë të tërë pyjesh dhe po rrezikon shtëpi, familje dhe natyrën e bukur që ka Kalifornia. Zjarrfikësit janë duke u përpjekur me çdo gjë që kanë – avionë që hedhin ujë, ekipet në terren që përballen me flakët – dhe pastaj kemi një dron që vendos t’i fusë hundët në këtë kaos. Po një dron u përplas me një avion zjarrfikës.

Në këtë rast, avioni zjarrfikës u detyrua të tërhiqej për të shmangur dëme më të mëdha. Tani mendoje këtë: një vonesë e tillë mund të thotë më shumë tokë e djegur, më shumë shtëpi të rrezikuara dhe më shumë punë për ekipet zjarrfikëse. Zjarret në Kaliforni nuk janë shaka; ato përhapen me shpejtësi marramendëse për shkak të erërave dhe klimës së thatë. Këtu vjen përgjegjësia jonë. Nëse sheh zjarre ose situata emergjente, qëndro larg me dronin. Tani për tani kjo hapësirë ajrore i përket vetëm ekipit zjarrfikës. Deri në një moment të dytë kur të jenë zhvilluar dronat zjarrfikës. Pra nuk ja vlen ta ndezësh sa për të kapur ca video për TikTok. Le të jemi të zgjuar, jo vetëm me dronët tanë, por edhe me qëndrimin tonë ndaj natyrës dhe përgjegjësisë qytetare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jennie Robot Dog

Tombot Robot Dog është qenushi që të do pa kushte dhe nuk të ha këpucët. Është një qen robot që duket dhe sillet si një i vërtetë. Emri i tij? Jennie. Ka një gëzof super të butë dhe lëvizjet e tij janë aq reale. Lëviz bishtin, veshët dhe sytë, dhe madje bën tinguj të ëmbël kur e përkëdhel.

Të mirat? Nuk duhet ta nxjerrësh jashtë për shëtitje, nuk ha, nuk bën rrëmujë, dhe nuk të zgjon në 6 të mëngjesit duke lehur. Por, sinqerisht, pjesa më e mirë është që Jennie është shoku ideal për fëmijët ose për këdo që ka nevojë për një mik të ngrohtë. Pra, nëse do një qenush që të bën të lumtur pa shqetësimet e një të vërteti, Tombot Jennie është ëndrra që bëhet realitet.

Roborock

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në CES 2025 gjithashtu u prezantua Roborock Saros Z70 i cili është një robot pastrues që i duhet shtëpisë suaj. Por ky nuk është thjesht një robot – është si një shërbëtor futuristik! Me krahun mekanik, ky robot nuk pastron vetëm pluhurat. Ai mbledh çorapet, lodrat, dhe madje edhe sendet që gjithmonë lihen në mes të dhomës. Ky ishte pikërisht opsioni që na duhej nga robotët pastrues. Ai rregullon rrëmujën dhe pastaj pastron gjithçka në mënyrë perfekte. Jepini lamtumirën atyre zonave që gjithmonë anashkaloheshin! Roboti ka një fuqi thithëse shumë të madhe, që do të thotë se nuk ka grimcë pluhuri që mund t’i shpëtojë. Plus, falë dizajnit të tij të hollë, ai arrin lehtësisht nën mobilie.

Sistemi StarSight Autonomous System 2.0, i jep aftësinë për të naviguar me saktësi. Ky robot nuk humb rrugën dhe nuk ngec nëpër qoshe. Dhe AI-i i tij është aq inteligjent sa duket sikur njeh shtëpinë tënde më mirë se ti vetë. Kjo nuk është thjesht një pajisje – është një shpëtimtar. Harro rrëmujën dhe pastrimin e përditshëm, dhe përgatitu për një jetë ku shtëpia duket gjithmonë e pastër. Roborock Saros Z70 është shoku që të duhet tani.

Cat Tower

Foto: Trustet Reviews

LG sapo ka shpikur diçka që është një kombinim perfekt mes teknologjisë dhe dashurisë për macet LG AeroCat Tower! Po flasim për një kështjellë për macen tënde që gjithashtu funksionon si pastrues ajri. Në ‘penthouse’-in e kullës ka një vend të rehatshëm ku macja jote mund të rri si mbretëreshë e shtëpisë. Dhe jo vetëm kaq – ky vend ka një peshore të integruar që monitoron peshën e saj, në kohë reale dhe e lidh me aplikacionin LG ThinQ. Po, tani mund të mbash nën kontroll shëndetin e maces pa e ngritur nga vendi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe LG ka menduar edhe për detajet. Për macet që nuk janë aq “sportive”, ka një platformë të dytë për një ngjitje më të lehtë. Ndërkohë, pastruesi i ajrit ul intensitetin kur macja është në kullë për të mos e shqetësuar dhe pastaj rrit fuqinë për të pastruar ajrin nga qimet dhe alergjitë.

Anker Solar Beach Umbrella

Anker Solar Beach Umbrella, çadra diellore e plazhit që i karikon të gjitha pajisjet e tua ndërsa ti relaksohesh. Kjo nuk është një çadër e zakonshme. Anker ka përdorur teknologjinë e re të paneleve diellore perovskite, që janë më efikase se ato tradicionalet. Kjo gjë prodhon deri në 100W energji, që do të thotë se mund të karikosh telefonin, tabletin, dhe madje edhe të përdorësh frigoriferin elektrik. Po flasim për një plazh ku energjia nuk mbaron kurrë! Qoftë diell, qoftë re, çadra vazhdon të punojë për ty. Dhe me një vlerësim IP67, kjo çadër është rezistente ndaj ujit dhe rërës – pra nuk ka problem nëse moti ndryshon papritur ose nëse ndonjë mik e mbulon me rërë. Çadra ka dy porta USB-C dhe një portë XT-60 për të lidhur pajisjet e tua. Dhe nuk është thjesht praktike – është stil futuristik në plazh.

FH5

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Forza Horizon 5 nuk do të jetë më. Po, është zyrtare – loja ikonike që na ka mbajtur pas timonit për orë të tëra po mbyll rrugët e saj. Forza sapo postoi një TikTok duke thënë – “ka ardhur koha.” Kjo lojë ka dhënë më shumë se gara. Ishte eksplorim, adrenalina e shpejtësisë, dhe ajo ndjesia kur gjeje makinën perfekte në garazhin tënd virtual.

Nëse ende s’ke eksploruar çdo cep të Meksikës së Forza Horizon 5, tani është momenti. Shko bëj atë garën epike në plazhet tropikale, shijo një drift të fundit nëpër shkretëtirë, dhe mbi të gjitha, mos harro kujtimet që ke bërë aty. /Top Albania Radio /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:intel core ultrajetesaLifestyleTeknologjiatop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Fotosesion 49 metra thellë nën ujë, rekord i ri botëror
Artikulli i ardhshëm Çfarë informacionesh tuaja ka TikTok?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Vendet e Europës ku është më e lehtë për të ngarë makinën

10 Shikime
Life Style

Çfarë efekti ka nostalgjia në trurin tuaj?

9 Shikime
Life Style

iPhone 17 Air do të jetë sakrifica e Apple për vizionin e së ardhmes

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?