Ambasada e Amerikës në Kosovë, nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë një shkrim nderimi për trashëgiminë e Dr. Martin Luther King Jr., si simbol të barazisë dhe drejtësisë.
“Duke kujtuar fjalët e Dr. Martin Luther King Jr., “Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo tjetër,” sot nderojmë trashëgiminë e këtij lideri të madh, një kampion i barazisë, drejtësisë dhe mosdhunës”, janë fjalët e Martin Luther King Jr., që ndau me qytetarët sot zyra e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Sipas këtij shkrimi, Dr. King i përkushtoi jetën e tij luftës paqësore për barazinë racore në Shtetet e Bashkuara.
“E hëna e tretë e janarit shënon Ditën e Martin Luther King Jr., një festë kombëtare në SHBA që nderon veprën dhe vizionin e tij. Kjo ditë sfidon qytetarët të angazhohen në shërbime vullnetare dhe të kontribuojnë për komunitetet e tyre”, thuhet në shkrimin e publikuar. /Katror.info
Përgatiti:
