Ligjvënësit amerikanë konfirmuan të enjten një anëtar kyç të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, me një votim 74-25 që John Ratcliffe të drejtor i Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA.
Zoti Ratcliffe i cili shërbeu si Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, bëri betimin rreth dy orë më vonë përpara Nën Presidentit JD Vance.
Nën Presidenti Vance e cilësoi zotin Ratcliffe një “patriot të madh” dhe tha se ka besimin e Presidenti, raporton Zëri i Amerikës.
Votimi erdhi tre ditë pasi zoti Trump bëri betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe tre ditë pas një kërkese nga republikanët dhe demokratët më të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit për një votim të shpejtë mbi emërimin e zotit Ratcliffe për të udhëhequr CIA-n.
“Bota jonë është shumë e rrezikshme që të ketë vonesa nga Senati për konfirmin e drejtorit të CIA-s”, thanë senatorët Tom Cotton dhe Mark Warner në një deklaratë të hënën.
Ratcliffe ëshët drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar.
Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.
Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ish ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë. /Katror.info
Përgatiti:
