Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila shënoi Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave duke bashkëpunuar me Agjencinë e Informacionit dhe Privatësisë dhe shoqërinë civile, ka vlerësuar progresin e Kosovës në mbrojtjen e të dhënave personale dhe promovimin e transparencës.
“Privatësia nuk është një privilegj – është një e drejtë!”, ishte ky mesazhi kryesor i Zyrës së BE-së në Kosovë, me mbështetjen e së cilës janë arritur këto zhvillime kryesore:
-Forcimi i inspektimeve në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe zbatimit të ligjit;
-Organizimi i shkëmbimeve të ekspertizës me Letoninë dhe Austrinë për ndarjen e praktikave më të mira;
-Vizita studimore në Austri për adoptimin e sistemeve më të avancuara për transparencë;
-Hartimi dhe miratimi i ligjeve thelbësore, akteve nënligjore dhe udhëzimeve për mediat për mbrojtjen e të dhënave personale.
BE-ja, përmes të lartë cekur, konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj drejt përafrimit me standardet evropiane, duke përforcuar mbrojtjen e privatësisë dhe transparencën në vend. /Katror.info
Përgatiti:
