katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    4 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    4 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    3 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    4 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    4 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    4 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    20 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    20 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Zgjedhjet në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Zgjedhjet në Kosovë

Last updated: 10/02/2025 7:30 AM
113 Shikime
Shpërndaje
Foto nga arkivi

Sipas rezultateve preliminare të partive politike, Vetëvendosje prin në zgjedhjet e 9 shkurtit, në vend të dytë është PDK, e pasuar nga LDK dhe koalicioni AAK – Nisma. KQZ-së i ka dështuar platforma e rezultateve, andaj ka bërë thirrje të mos i referohen të dhënave të tyre derisa të dalin rezultatet e numëruara manualisht.

Contents
00:20Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota00:06Abdixhiku: LDK me rritje, por jo mjaftueshëm23: 59Kurti shpall fitoren: Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re23:51Presidentja falënderon qytetarët, kërkon transparencë në numërimin e votave23: 40Dështon sistemi. KQZ: Të dhënat do të mblidhen manualisht22:25Numërohen 50% të votave, kryeson Vetëvendosje21:35KQZ del me sqarim për rënien e platformës20:30Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor u zhvillua i qetë, pa incidente serioze20:05Pjesëmarrja në votime kalon 40%19:21Mbyllen qendrat e votimit. Kur pritet të dalin rezultatet e para?19: 18DnV: Proces pa parregullsi serioze19:10Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%Subjektet tjera politike nuk kanë kaluar pragun prej 5 për qind për të siguruar ulëse në Kuvend.18:50Numri i fletëvotimeve të dëmtuara në rënie gjatë tre viteve të fundit18:24KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të publikohen më shpejt17:37Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike16: 20KQZ: Mbi 28.32% ishte pjesëmarrja deri në orën 15:0014:33Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i po monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin14:06Pesë persona ndalohen për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve Prishtinë14:00Ambasadori britanik viziton veriun, u bën thirrje qytetarëve të votojnë13:48Adresat e qendrave për votimin me kusht në të gjitha qytetet e Kosovës13:15Shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operacionale të Prokurorisë për të mbështetur votimin e lirë 13:09 Në Qendrën Korrektuese në Dubravë votuan 538 të burgosur12:10Presidentja Osmani: Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë tonë11:42KQZ: Pjesëmarrja prej 8.6 % në votime deri në orën 11:0011:28Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret radhën për të votuar11:24Zëvendës shefja e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, viziton KQZ-në10:22KPM bën thirrje që të respektohet heshtja zgjedhore nga mediat10:09Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e kosovarëve për zgjedhje të lira09:41DnV: Disa vendvotime u hapën me vonesë09:35Loiseau: BE po monitoron procesin zgjedhor me 104 vëzhgues në mbarë Kosovën08:44Rreth 100 prokurorë të angazhuar për të përcjellë procesin zgjedhor08: 22KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë08:08Lejohet votimi me dokumente identifikimi me afat të skaduar07: 51Voton Kryetari i KQZ-së, bën thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik07: 43Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës07:38Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare28 subjekte politike në garëStruktura e Kuvendit të KosovësRisi në mënyrën e votimitVëzhgimi ndërkombëtar

00:20

Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ditët në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime.

“PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat për të quar përpara besimin që na keni dhënë”, tha ai.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Stavileci tha se PDK-ja si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendos gjatë ditëve në vijim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sot kemi një realitet të ri që qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendosim gjatë ditëve në vijim. Kosova duhet dhe mundet të bëjë më mirë”, tha ai.

00:06

Abdixhiku: LDK me rritje, por jo mjaftueshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se do t’i japë llogari vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.

Në një konferencë për media të dielën mbrëma, ai prezantoi rezultatet preliminare të numërimit të brendshëm, duke treguar se LDK-ja ka siguruar 158.954 vota ose 18.1% të totalit, shkruan Katror.

“Ndonëse kemi shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ky nuk është një rezultat i kënaqshëm,” tha Abdixhiku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai shtoi se presin rreth 30-35 mijë vota nga diaspora, duke e çuar rezultatin e LDK-së në rreth 190 mijë vota.

Abdixhiku u shpreh i gatshëm të jetë pjesë e opozitës në legjislaturën e re dhe konfirmoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje

23: 59

Kurti shpall fitoren: Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se do të vazhdojë mandatin e tretë në bashkëpunim me “Guxo” dhe “Alternativa”.

Në një deklaratë për mediat, Kurti ka falënderuar institucionet për mbarëvajtjen e procesit dhe ka theksuar se rezultati konfirmon mbështetjen për qeverisjen e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit. Jemi të parët, dhe ky është një konfirmim për një qeverisje të mirë dhe demokratike. Koalicioni ynë do të formojë qeverinë e re dhe do të vazhdojë punët e nisura. Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje,” ka deklaruar ai.

23:51

Presidentja falënderon qytetarët, kërkon transparencë në numërimin e votave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përmbyllë numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas raportimeve për probleme teknike në softuerin e KQZ-së, Presidentja ka kërkuar që të ruhet integriteti i procesit dhe të sigurohet që çdo votë të numërohet saktë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

23: 40

Dështon sistemi. KQZ: Të dhënat do të mblidhen manualisht

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se të dhënat preliminare për zgjedhjet parlamentare do të mblidhen manualisht për shkak se platforma nuk po funksionon.

Ai ka garantuar se nuk do të ketë ndikim në rezultate. Ndërsa pasi të grumbullohen në mënyrë manuale, do të futen në internet. Por nuk ka dhënë afat kohor se kur mund të ndodhë kjo.

“Gjithçka ishte gati t’i transmetojmë rezultatet preliminare edhe në të kaluarën, aplikacioni nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë të dhënat përmes platformës. U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale. Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 3 apo 4 të mëngjesit”, ka thënë Radoniqi./Katror.info

22:25

Numërohen 50% të votave, kryeson Vetëvendosje

Mbi 50% e vendvotimeve janë procesuar deri tani në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Sipas të dhënave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje (VV) është në krye me 37.50 përqind të votave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur 29.80 përqind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 16.29 përqind të votave. Koalicioni AAK-Nisma ka 7.92 përqind të votave, kurse Lista Serbe 2.8%përqind të votave

21:35

KQZ del me sqarim për rënien e platformës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një sqarim lidhur me rënien e platformës që shërben për publikimin e rezultateve zgjedhore. Sipas KQZ-së, pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet, janë evidentuar probleme teknike që kanë shkaktuar mbingarkesë në sistem.

Kjo situatë është shkaktuar nga interesimi i lartë i qytetarëve për të ndjekur rezultatet, duke vështirësuar qasjen në platformë. Ekipet e KQZ-së janë duke punuar intensivisht në terren dhe duke dërguar të dhënat për t’i transmetuar në platformë sa më shpejt.

KQZ ka falënderuar qytetarët dhe mediat për mirëkuptimin dhe durimin, duke siguruar se të dhënat do të jenë në dispozicion për publikun sa më shpejt që të jetë e mundur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

20:30

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor u zhvillua i qetë, pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka njoftuar se plani operacional i paraparë për sigurimin e procesit zgjedhor është realizuar me sukses në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas Policisë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional kanë ndihmuar në sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe pa incidente të mëdha që mund të kishin penguar zhvillimin e tij, shkruan Katror.info.

Policia përmes një deklarate ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente serioze dhe ka theksuar rëndësinë e planit policor për parandalimin e veprave penale kundër të drejtës së votimit. Sipas autoriteteve, çdo veprim i kundërligjshëm është trajtuar sipas ligjeve të Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Në total, Policia ka iniciuar gjashtë raste, duke përfshirë katër raste të natyrës penale lidhur me të drejtat e votimit dhe dy raste për sulm ndaj personelit zyrtar dhe kanosje. Shtatë persona janë shoqëruar, nga të cilët katër janë dërguar në mbajtje dhe tre janë liruar pas procedurave të rregullta.

Po ashtu, thuhet se janë trajtuar edhe disa raste tjera, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent janë evidentuar si shënime zyrtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor. Plani policor vlerësohet se është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe bashkëpunimit dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës” theksohet në deklaraten e policisë.

20:05

Pjesëmarrja në votime kalon 40%

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, pjesëmarrja ka kaluar 40% sipas të dhënave të procesuara nga më shumë e 90% të vendvotimeve në nivel vendi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi gjatë një konference për media mbrëmjen e sotme se mbi 789 mijë qytetarë (40.04%) kanë ushtruar të drejtën e votës.

Elezi shtoi se menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, duke theksuar se procesi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

19:21

Mbyllen qendrat e votimit. Kur pritet të dalin rezultatet e para?

Qendrat e votimit në gjithë Kosovën janë mbyllur pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, që u hapën në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 2,589 vendvotime, dhe tani pritet të fillojë numërimi i fletëvotimeve. Rezultatet e para priten të shpallen para mesnatës.

Rreth 2 milionë qytetarë, të cilët kishin të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, morën pjesë në zgjedhje, me një pjesëmarrje prej rreth 40%, që duket të jetë më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës zgjodhën përbërjen e re parlamentare, që më pas do të formojë ekzekutivin e ri të Kosovës. Katër janë kandidatët për kryeministër: Albin Kurti, kryetar i VV dhe kryeministër në detyrë, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, dhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në garë janë gjithsej 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për herë të parë, më 8 shkurt, qytetarët e Kosovës në diasporë patën mundësinë të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme. Nga 20,324 qytetarë të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15,552 prej tyre ushtuan të drejtën e votës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%. Votat e diasporës do të numërohen të hënën.

19: 18

DnV: Proces pa parregullsi serioze

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim – rrjet organizatash që monitoron proceset zgjedhore – tha se procesi i votimit, që nga hapja e deri në orën 17:00, ka kaluar pa ndonjë incident apo parregullsi serioze, që do ta komprometonin procesin zgjedhor.

“Sa i përket daljes së votuesve, deri në orën 17:00, ajo ishte 38.9 për qind në nivel vendi”, tha Cakolli në një konferencë për gazetarët.

Ai tha se në Prishtinë, në Ferizaj dhe në rajonin e komunave me shumicë serbe është vërejtur dalje mbi mesataren në nivel vendi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sa u përket parregullsive, Cakolli veçoi problemin e pasaktësisë së listës së votuesve.

“Vëzhguesit tanë kanë raportuar se mbi 70 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, kanë pasur deri në dhjetë raste ku votuesit nuk kanë arritur ta gjejnë vendvotimin e tyre”, tha Cakolli.

“Rreth 20 për qind kanë pasur deri në 50 raste ku votuesit nuk kanë mundur të votojnë, për shkak të pasaktësisë së listës së votimit”, shtoi ai.

19:10

Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%

Sipas projeksionit të KOHËS, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora. Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse, shkruan Koha.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë. Ajo i ka marrë 6.3 për qind të votave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Subjektet tjera politike nuk kanë kaluar pragun prej 5 për qind për të siguruar ulëse në Kuvend.

Ndarja e ulëseve në Kuvend:

KOHA ka kryer hulumtimin me 1500 qytetarë deri në tri ditë para ditës së zgjedhjeve. Rezultatet e përgjithshme kanë margjinë gabimi deri në 2.53 pikë të përqindjes. Nga 1500 të anketuarit, 1300 janë shqiptarë, 100 serbë dhe 100 të etnive tjera joshumicë. Mostra është ndërtuar bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullatës në Kosovë, sipas regjistrimit të vitit 2024.

18:50

Numri i fletëvotimeve të dëmtuara në rënie gjatë tre viteve të fundit

Në tre vitet e fundit, është vërejtur një ulje e numrit të fletëvotimeve të dëmtuara në proceset zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, shumica e fletëvotimeve të dëmtuara u shpallën të pavlefshme, pasi votuesit kishin shënuar vetëm emrat e kandidatëve, pa zgjedhur ndonjë subjekt politik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në formë grafiku nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë një rënie të vazhdueshme të numrit të fletëvotimeve të dëmtuara në tre vitet e fundit

18:24

KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të publikohen më shpejt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë pritet të publikohen më shpejt se në proceset e mëparshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha gjatë një konference për media se fillimisht do të numërohen vetëm votat për subjektet politike, pa përfshirë votat për kandidatët për deputetë, çka do të mundësojë një publikim më të shpejtë të rezultateve të para, shkruan Katror.info.

“Po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, deklaroi Elezi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai nuk dha një afat të saktë për shpalljen e rezultateve, por konfirmoi se të dhënat do të përditësohen në ueb-faqen e KQZ-së sapo të fillojnë të ngarkohen nga zyrtarët në qendrat e votimit.

“Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të shfaqen dhe përditësohen”, shtoi ai.

Elezi theksoi se shpejtësia e procesit do të varet nga ritmi i numërimit dhe ngarkimi i të dhënave nga qendrat e votimit.

17:37

Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), njoftoi se nga 20,324 qytetarët e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, 15,352 prej tyre morën pjesë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 75.54%.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai gjithashtu theksoi se nga 104 mijë e 924 votues, 84 mijë e 600 kanë përzgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 324 kanë qenë të regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike

16: 20

KQZ: Mbi 28.32% ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 ishte 28.32 për qind.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha se, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte më e ulët, pasi para katër vjetësh ishte 32.32 për qind.

14:33

Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i po monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

Në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se misioni po monitoron situatën e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës, për të siguruar një ushtrim të lirë dhe të pacensuruar të së drejtës së votës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një njoftim në rrjete sociale, ai theksoi se fokusi i misionit është tek komunitetet joshumicë.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka thënë shefi i EULEX-it.

Ky angazhim i EULEX-it ka për qëllim të sigurojë një proces zgjedhor të paanshëm dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo komunitare.

14:06

Pesë persona ndalohen për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve Prishtinë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar pesë persona nën dyshimin për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, bazuar në informacionet e pranuara nga qytetarët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në një rast, katër persona janë ndaluar për këtë vepër penale, ndërsa në rastin tjetër është ndaluar një person tjetër për të njëjtën akuzë, e cila sanksionohet nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurorët kujdestarë do të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo keqpërdorim të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, qytetarët dhe subjektet politike janë ftuar të raportojnë çdo tentativë për manipulim apo keqpërdorim të votës.

14:00

Ambasadori britanik viziton veriun, u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër procesin zgjedhor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është vërtet emocionuese të jem këtu dhe të ndjek zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën,” tha Hargreaves.

“Shpresoj të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe, që secili të votojë dhe të vendosë për të ardhmen e Kosovës,” tha ambasadori britanik.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të zgjedhin përfaqësuesit e ardhshëm të vendit

13:48

Adresat e qendrave për votimin me kusht në të gjitha qytetet e Kosovës

Të gjithë ata që do të votojnë me kusht sot në zgjedhjet që po mbahen sot më 09.02.2025 në Kosovë, kanë mundësi të votojnë vetëm në një qendër votimi, në një komunë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas KQZ-së janë 38 qendra votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.

Më poshtë mund të gjeni qendrat e votimit me kusht dhe adresat, publikuar nga KQZ-ja:

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote, ndërsa është bërë e ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në të gjithë territorin e vendit janë hapur 903 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

13:15

Shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operacionale të Prokurorisë për të mbështetur votimin e lirë

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka njoftuar se kanë zhvilluar një vizitë tek Dhoma Operative e Prokurorisë së Shtetit që po drejtohet nga Laura Pula.

Barbano, përmes njoftimit në rrjetin social X, ka thënë se aty ka takuar dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtorin e Policisë, Gazemnd Hoxha, takim ky të cilin e ka quajtur tejet produktiv.

“EULEX është e përkushtuar të monitoroj dhe mbështes institucionet e sundimit të ligjit për t’u siguruar që secili mund të ushtrojë lirshëm të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Barbano në platformën X. /Katror.info

 13:09 

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë votuan 538 të burgosur

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 538 nga 728 të burgosur. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Votimi për zgjedhjet e Kosovës ka nisur rreth orës 9:40, raporton Koha.net.

Një numër i të burgosurve s’kanë pasur mundësi të votojnë pasi nuk kanë poseduar dokumente identifikimi. 

12:10

Presidentja Osmani: Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që e mbara t’i prijë Kosovës, dhe që procesin e zgjedhjeve e sheh si shumë të rëndësishëm, meqë, sipas saj, Kosova është lidere për nivelin e demokracisë në rajon.

Presidentja Osmani, pas votimit, procesin zgjedhor e quajti ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për demokracinë tonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demorkacinë në vendin tonë, siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe të zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare”, tha ajo.

Tutje, ajo bëri thirrje që të shfrytëzohet e drejta e votimit, pasi sipas saj ky është procesi më i rëndësishëm determinues institucional.

”Sot është ditë vendimtare që të gjithe qytetarët të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili determinohet parlamenti i ardhëm, pastaje dhe institucionet e tjera, por edhe për vendimet të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyrë dhe për gjithë vendin tonë. Shpresoj që qytetarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë ajo.

“Kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demorkacinë në vendin tonë, siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe të zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare”, tha ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tutje, ajo bëri thirrje që të shfrytëzohet e drejta e votimit, pasi sipas saj ky është procesi më i rëndësishëm determinues institucional.

”Sot është ditë vendimtare që të gjithe qytetarët të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili determinohet parlamenti i ardhëm, pastaje dhe institucionet e tjera, por edhe për vendimet të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyrë dhe për gjithë vendin tonë. Shpresoj që qytetarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera. /Katror.info

11:42

KQZ: Pjesëmarrja prej 8.6 % në votime deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po ashtu në këtë link do të publikohen edhe rezultatet preliminare.

Për të dhënat e daljes në zgjedhje kiliko këtu.

Deri tani sipas të dhënave të KQZ-së kanë votuar 168,341 apo 8.54 % e qytetarëve me të drejtë vote./Katror.info

11:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret radhën për të votuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret radhën për të votuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

11:24

Zëvendës shefja e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, viziton KQZ-në

Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës , zëvendës shefja e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas njoftimit nga KQZ-ja në Facebook, znj. Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Pas takimit, znj. Pratipati dhe Radoniqi, së bashku me përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Zenel Leku, si dhe drejtorin e operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ“, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, ky takim u cilësua si bashkëpunimi ndërinstitucional dhe thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

10:22

KPM bën thirrje që të respektohet heshtja zgjedhore nga mediat

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është duke  vazhduar me monitorimin e Ofruesve të  Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. 

KPM përmes kësaj komunikate ju bënë thirrje dhe një herë mediave që të respektojnë obligimet lidhur me procesin zgjedhor, respektivisht heshtjes zgjedhore, duke shmangur çfarëdo raportimi i cili mund të bie ndesh me rregullat e heshtjes zgjedhore dhe mund të dëmtonte procesin e votimit, shkruan Telegrafi.

KPM fton të gjithë të licencuarit (OSHMA) që të zbatojnë obligimet ligjore nga Kreu VIII i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr. 08/L-228 dhe Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Siç bëhet e ditur në njoftim: “Neni 52, paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ‘Ndalimi i Përfshirjes në Media”  përcakton se:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  1. Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës, gjatë periudhës që fillon me hapjen e vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të tyre.
  2. Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor’ ‘.

Respektimi i heshtjes zgjedhore nga ana e OSHMA-ve, përveç që është obligim ligjor, i ndihmon votuesit që të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese të votës. Prandaj, çdo thyerje  e heshtjes zgjedhore nga ana e OSHMA-ve, në këtë periudhë shumë të rëndësishme zgjedhore,  mund të ndërhyjë në vullnetin dhe orientimin e qytetarëve për ushtrimin e të drejtës së votës sipas përcaktimit të tyre të lirë dhe demokratik.

KPM është duke monitoruar përmbajtjet programore (24/7) të OSHMA-ve, për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me kornizën ligjore, për të kontribuar në forcimin e demokracisë në vendin tonë, në këtë proces zgjedhor që është me rëndësi për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

10:09

Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e kosovarëve për zgjedhje të lira

Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.

Foto: ABC News

09:41

DnV: Disa vendvotime u hapën me vonesë

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, raportoi se 9 për qind nga 2.589 vendvotime janë hapur me vonesë për arsye të ndryshme.

“Është raportuar se shkak i vonesave për hapjen e vendvotimeve me kohë ka qenë mungesa e komisionarëve, në 6 për qind të vendvotimeve”, tha Ismet Kryeziu nga DnV.

DnV po monitoron zgjedhjet parlamentare me 500 vëzhgues që janë të vendosur në 500 vendvotime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryeziu tha se nga të dhënat në terren, në 5 për qind të qendrave të votimit kanë munguar posterët informues për procesin zgjedhor.

Megjithatë, ai tha nuk raportohet për shkelje të rregullave sa i përket vendosjes së kabinave të votimit apo edhe të kamerave, të cilat tha se janë vendosur në pozita që nuk cenojnë fshehtësinë e votës.

09:35

Loiseau: BE po monitoron procesin zgjedhor me 104 vëzhgues në mbarë Kosovën

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, ka thënë se ky mision është në terren në mbarë Kosovën.

Loiseau ka thënë se me 104 vëzhgues në terren, BE është e përkushtuar ta monitorojë nga afër procesin zgjedhor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën. Vëzhguesit tanë e nisën punën herët në mëngjes për të siguruar një vlerësim të plotë të procesit zgjedhor.”

“Aktualisht ndodhem në Prishtinë, ku isha edhe dje. Një ditë më parë isha në Mitrovicën e Veriut dhe sot do të udhëtoj në disa vende të tjera jashtë Prishtinës për të parë nga afër situatën”.

“Qëllimi ynë është të vlerësojmë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor. Në këtë fazë, është ende herët për të nxjerrë përfundime. Një vlerësim i plotë do të jepet në konferencën tonë për shtyp ditën e martë”.

“Me 104 vëzhgues të BE-së në terren, ne jemi të përkushtuar të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë dhe dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

08:44

Rreth 100 prokurorë të angazhuar për të përcjellë procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të dielën. 

Zyra e Prokurorit ka njoftuar se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

08: 22

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë të KQZ-së për sot ka dhënë detajet e para për procesin e votimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Elezi ka njoftuar se procesi i votimit në të gjitha qendrat në Kosovë ka filluar me kohë.

“Me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjitha vendvotimet. Në të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë ka filluar procesi i votimit”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka njoftuar se me kohë është shpërndarë edhe materiali zgjedhor.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deri më tani, sipas KQZ-së nuk është raportuar për ndonjë incident.

08:08

Lejohet votimi me dokumente identifikimi me afat të skaduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, përcjell Ekonomia Online.

Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

07: 51

Voton Kryetari i KQZ-së, bën thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë.

Radoniqi është personi i parë i cili  voton dhe hap këtë proces zgjedhor – të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Derisa Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin sot të votojnë për përfaqësuesit e tyre, për përzgjedhjen e tyre për katër vitet e ardhshme për qeveri, për parlament. Po ashtu ftoj të gjithë qytetarët por edhe të gjithë akterët tjerë që në këtë ditë të zgjedhjeve të respektojnë të gjitha ligjet, rregullat zgjedhore për një proces të qetë demokratik”, ka thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkaq kujtojmë se në ora 07:00 në 941 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë, prej të cilëve 125 mijë e 852 qytetarë do të votojnë për herë të parë.

07: 43

Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë për zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa 18 mijë e 781 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën  e tyre të votës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

07:38

Hapen qendrat e votimit

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbesin të hapura deri në orën 19:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në një qendër votimi në Pejë për zgjedhjet parlamentare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas votimit, ai ftoi qytetarët dhe aktorët e tjerë që të respektojnë rregullat zgjedhore në ditën e zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë”, tha Radoniqi, duke shtuar se gjithçka është gati për këtë proces.

Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 941 qendra votimi, ku për votimin e rregullt janë hapur 2,533 vendvotime, ndërsa për votimin me kusht janë caktuar 38 qendra me gjithsej 56 vendvotime. Të drejtë vote kanë 2.075.868, përfshirë 104.924 votues jashtë vendit.

Të shtunën për herë të parë në historinë e Kosovës është mbajtur procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Kosova ka mbajtur zgjedhje të rregullta parlamentare në vitet 2001, 2004 dhe 2007, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë, zgjedhjet e vitit 2010, 2014, 2017, 2019 dhe 2021 u zhvilluan si të parakohshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës, ndërkohë, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që i mundëson këtij institucioni publikimin e shpejtë të rezultateve preliminare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit.

Ai ka dhënë detaje se cilat vota do të numërohen nesër pas mbylljes së vendvotimeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664, 100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve.”

“Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së, që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.

28 subjekte politike në garë

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë caktuar nga presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 28 subjekte politike me gjithsej 1.280 kandidatë.

Nga këto subjekte politike:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • 20 janë parti politike,
  • 5 janë koalicione,
  • 2 janë iniciativa qytetare,
  • 1 kandidat është i pavarur.

Në garë marrin pjesë parti të komuniteteve shqiptare, serbe, turke, boshnjake dhe komuniteteve tjera joshumicë.

Struktura e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, nga të cilët 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë:

  • 10 ulëse për komunitetin serb,
  • 10 ulëse për komunitetet turke, boshnjake, rome, ashkalike, gorane dhe egjiptiane.

Risi në mënyrën e votimit

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku limiti ishte 5 kandidatë.

Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve është 2.075.868, përfshirë 104.924 votues jashtë vendit. Votues të rinj që do të votojnë për herë të parë janë 125.852.

Vëzhgimi ndërkombëtar

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të monitorohen nga mbi 100 vëzhgues të BE-së, të cilët vijnë nga 18 vende të ndryshme, me qëllim sigurimin e standardeve demokratike, bazuar në ftesën e presidentes Vjosa Osmani./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:demokraciaKosovaKuvendi i KosovesLajme te mirapartite politiketopTophomeZgjedhjet Parlamentare

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dëgjimi i muzikës klasike nga foshnjat në bark mund të stimulojë zhvillimin, thotë studimi
Artikulli i ardhshëm Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

5 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

5 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?