katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    6 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    9 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    9 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    6 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    9 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    9 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    9 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Misioni Vëzhgues i BE-së: Proces zgjedhor paqësor dhe dinamik, pavarësisht retorikës së ashpër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Misioni Vëzhgues i BE-së: Proces zgjedhor paqësor dhe dinamik, pavarësisht retorikës së ashpër

Last updated: 11/02/2025 8:23 PM
91 Shikime
Shpërndaje
Foto: EU Election Observation Mission to Kosovo 2025 /Facebook

Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, cilësoi zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë si të qeta dhe përgëzoi votuesit për pjesëmarrjen duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për demokracinë në vend, raporton Katror.info.

“Në përgjithësi, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votuesit mundën të hedhin votën e tyre në kushte të mira, falë përkushtimit të stafit të qendrave të votimit. Këto janë shenja të qarta se populli i Kosovës është i përkushtuar ndaj demokracisë”, tha ajo.

Loiseau shprehu shqetësimin e saj lidhur me përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmeve verbale gjatë fushatës, si dhe për bllokimin e Komisionit të Pavarur për Media.

Mundesh me e lexu edhe…

Ajo shprehu mirënjohje ndaj të gjitha palëve për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau theksoi se ndonëse vëzhguesit nga BE e vlerësuan përgjithësisht ditën e votimit si pozitive, sfidat në zbatimin e procedurave u bënë më të dukshme gjatë këtij procesi.

Ajo theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përball me vështirësi, kryesisht në fushat e trajnimit dhe prokurimit, çka mund të ketë shkaktuar vonesa të konsiderueshme.

Loiseau nënvizoi se është e domosdoshme që të sigurohet transparencë e plotë për të kuptuar qartë se çfarë ka ndodhur dhe arsyet që qëndrojnë pas këtyre vonesave.

“Ndërsa vëzhguesit tanë e vlerësuan përgjithësisht pozitivisht ditën e votimit, sfidat në zbatimin e procedurave u bënë më të dukshme në këtë fazë. Vëzhguam se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hasi vështirësi, veçanërisht në aspektet e trajnimit dhe prokurimit, gjë që mund të ketë shkaktuar vonesa të konsiderueshme. Transparenca e plotë është thelbësore për të kuptuar çfarë po ndodh dhe pse”, theksoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Misioni e ka cilësuar ndërhyrje në proces zgjedhor kritikën që emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ia bëri kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore. 

Në një konferencë për media, të martën, ku është dhënë deklarata preliminare për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, shefja e misionit Natalie Loiseau ka thënë se deklarata e Grenellit ishte jodiplomatike. 

“Gjatë fushatës ne kemi qenë dëshmitarë të ndërhyrjeve nga emisari special amerikan, Richard Grenell në media sociale, që kritikoi kryeministrin Albin Kurit. Mund të përshkruhet si mjet shumë jodiplomatik”, ka thënë ajo.

Grenell në një postim në rrjetet sociale pati shkruar se “e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit” dhe se “marrëdhëniet SHBA-Kosovë kurrë nuk kanë qenë në nivel më të ulët”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndonëse në përgjithësi procesi zgjedhor është vlerësuar se demonstroi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike, janë dhënë kritika për gjuhën e përdorur në fushatë zgjedhore, duke nënvizuar se gratë kandidate u janë nënshtruar sulmeve verbale seksiste dhe se patën më pak mbulueshmëri mediatike.

Është përmendur numri i madh i rasteve të paraqitura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që rezultuan me shqiptim të gjobave të larta për shkelje të kodit të mirësjelljes. 

Loiseau ka thënë se fushata është karakterizuar me gjuhë të ashpër të partive politike, e sidomos atë të përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje. 

“Ne kemi vërejtur përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale për kundërshtarët në mitingje dhe debate televizive. Kjo ka reflektuar edhe në mediat sociale. Ne kemi parë me brengosje gjuhën negative nga partia në pushtet ndaj medias dhe gjyqësorit. Bojkotimi i mediave specifike dhe debateve ka ulur mundësinë që votuesit të bëjnë një zgjedhje të mirinformuar”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shefja e misionit ka thënë se pati ndërhyrje edhe nga Beogradi e presion nga Lista Serbe mbi votuesit serbë.

“U raportua për presion nga Lista Serbe mbi votuesit dhe kishte ndërhyrje të përsëritur nga Serbia”, është shprehur ajo.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefja e delegacionit të Parlamenti Evropian, Marta Temido, tek ka thënë se ende mungon pluralizmi politik mes komunitetit serb në Kosovë.

“Vëzhgimi ynë do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor, përfshirë trajtimin e çdo ankese të mundshme. Për momentin, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 36 vëzhgues afatshkurtër nga misioni ynë janë ende të shpërndarë në të gjithë Kosovën. Për më tepër, ekipi ynë qendror i analistëve mbetet i angazhuar në vlerësimin e procesit. Ky mision u dislokua me ftesë të Presidentes së Kosovës dhe ndjek të njëjtën metodologji si të gjitha misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne kemi dërguar mbi 100 vëzhgues nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Kanadaja, Norvegjia dhe Zvicra”, tha ajo.

Loiseau nënvizoi se misioni i vëzhgimit, i ftuar nga Presidentja e Kosovës, ka funksionuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, dhe do të vazhdojë vëzhgimin deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Në fund, ajo u shpreh e kënaqur që procesi zgjedhor, në përgjithësi, dëshmoi stabilitet dhe një angazhim të fuqishëm ndaj parimeve demokratike, duke vlerësuar institucionet e Kosovës si funksionale dhe të pavarura, me një perspektivë të qëndrueshme demokratike. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:BeKosovalajmeNathalie Loiseauprocesi i zgjedhjeveTophomeZgjedhjet 2025

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nis sonte spektakli i muzikës italiane, edicioni 75 i Sanremos
Artikulli i ardhshëm Zgjidhen drejtorët e klinikave në QKUK, këta janë 9 drejtorët e rinj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

9 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

10 Shikime
Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?